Forumi Horizont Gjithsej 388 faqe: « E parë ... « 302 303 304 305 306 307 308 309 310 [311] 312 313 314 315 316 317 318 319 320 » ... E fundit »
Trego 388 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- A i besoni dashurise permes Internetit ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1373)


Postuar nga ~Enigme~ datë 04 Tetor 2006 - 06:33:

Citim:
Po citoj ato që tha Eriosa
Varet si te ma japi fiksimi ne moment

ajo zyra martesore ste mjafton ty :p Mos na u bej dhe ti me fiksime
Tani per sa i perket temes!

Besoj se cdo gje varet se sa kohe do te jetosh ne iluzione sepse dashuria ne internet nuk eshte gje tjeter pervec se nje iluzioni. Nqs nje lidhje qendron vetem me shkronja atehere kjo nuk eshte dashuri me personin qe ti flet por me imazhin qe krijon ne koken tende dhe po mos e perjetove  nuk ja vlen te dashurohesh me nje hije. Nqs dikush beson se bie ne dashuri me dike vetem duke lexuar shkronjat mendoj se duhet te zgjohet nga kjo ender e bukur dhe te jetoje realitetin.

U futa ne kete teme me shume se lexova dike ne kete forum qe perjetonte nje dashuri virtuale dhe me erdhi keq qe njerzit shpenzojne kaq shume kohe ne boten e makinerive universale qe bashkon mijra njerez te percare ne nje vend te caktuar 
Nqs mundesia nuk eshte per keta persona per tu takuar bashke dhe per ta perjetuar kete ndjenje atehere eshte nje eksperience qe sjell vetem keqardhje apo humbje kohe...

Nqs flasim per nje lidhje qe eshte bazuar ne njojte ne realitet dhe vazhdon nepermjet internetit sepse puna apo shkolla apo shkaqe te ndryshme bejne qe te jene te ndare ne 2 vende te ndryshme atehere ndryshon situata sepse eshte dicka qe po provojne nqs arin te funksionoje good for them ...nqs jo prape eshte ok sepse u munduan ....por cdo long distance relationship (lidhje ne largesi) eshte shume e veshtire duhet te duan te 2 personat me gjithe zemer qe te arijne ta ruajne.

Cfare pyes veten shpesh here kur degjoj keto muhabete eshte si mund te mendosh qe dashuron nje person qe nuk ke takuar asnjehere. Ndoshta varet se cfare kerkon njeriu ne momente te caktuar, s'besoj se llafet do me mbushnin personalisht mendoj qe veprimet kane shume rendesi ne nje person, si flet si sillet si reagon me njerzit e tjere dhe keto nuk arin ti dallosh dot asnjehere nga shkronjat..


  Gjithsej 388 faqe: « E parë ... « 302 303 304 305 306 307 308 309 310 [311] 312 313 314 315 316 317 318 319 320 » ... E fundit »
Trego 388 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.