Forumi Horizont Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 303 304 305 306 307 308 309 310 311 [312] 313 314 315 316 317 318 319 320 321 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga lule datë 07 Dhjetor 2010 - 21:27:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Eshte poet i dobet, jo vetem ne vargune  e lire, por edhe ne bejtet gjashterrokeshe.

Ja dhe ketu:

Syte shohin, shihen; fshehin, fshihen;
Syte hetojne, hetohen, …syte verbohen.

Syte qeshen, qeshin; ndizen, ndezin,
Syte dashurojne, dashurohen, …syte harrohen.

Syte lotojne, lotohen; digjen, shkrumbohen,
Syte heshtin, s’flasin, …syte vrasin.


Boh! Cudi e madhe. Poezi demek. shohin shihen fshehin fshihen. Pash zotin o milet qe ... nejse aktor i madh, poet kot fare.



Ti qe je perfekt ..skishe naj material per t'hedh ..me mire se te kritikosh dike?
**************************************************
*
Timo Flloko

Gjumi eshte vdekje

Oret e gjata vone percjell
Gjumin mposht ne rrekje,
Mbahu, them, do flesh pafund,
Gjumi eshte vdekje...!

Sa here ndodh te me mashtroje
Tinezisht si t'ish dehje,
I tromaksur ngrihem çart,
gjumi eshte vdekje...!

Kur me merr, me ve poshte,
Me perhumb ne prehje
Neper endrra druaj, mos
Zgjimi eshte vdekje...!


Braktisja e Diellit

Dita iu dha diellit,
e dashuruar,
gjer në perëndim...
Por u ftoh
muzgu ra,
u err...
Më braktise, diell,
tha dita
terr...!


  Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 303 304 305 306 307 308 309 310 311 [312] 313 314 315 316 317 318 319 320 321 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.