Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 304 305 306 307 308 309 310 311 312 [313] 314 315 316 317 318 319 320 321 322 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga amor alucius datë 11 Nëntor 2008 - 16:41:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy

Nese merr mundimin te projektosh veten ne te ardhmen duke bere llogari mbi ato qe nuk ke bere gjate apo nuk ke bere ne te tashmen?! Me duket se nqs shkon ne kete pike ke humbur cilado qe te jete pergjigjia qe nxjerr, mbasi ke humbur kuptimin e te tashmes.
Une nuk justifikoj, por zhbiroj, mbasi frika eshte ndjenje me e fuqishme se sa mund te duket ne fillim. Ajo ka rrenjet thelle ne unin e njeriut dhe sa do te perpiqemi ta fshehim secili e di qe te gjitha skutat e erreta te shpirtit e kane zanafillen ne frika. Ndaj duke thene s'ja vlen, vetem sa e mbulon diellin me shoshe.


Gabohesh! Pikerisht duke projektuar veten ne te ardhmen dhe duke pyetur veten sesa do te sakrifikosh nga jeta jote per hir te frikes, qe mund t'a luftosh.
Nuk e ve ne dyshim qe frika eshte nje ndjenje qe shkon dore-per-dore me njeriun, as qe e ve ne dyshim qe gjithe kemi frike ne raste te caktuara por thelbi eshte qe frika duhet t'a kemi ne kontroll aq sa te mos interferoje ne realizimin e planeve tona si njerez.

Une kam frike, madje shpesh. Kam frike kur marr bisturine ne dore dhe po me kaloi dora pak mm me poshte mos bej deme te pariparueshme, kam frike kur jam ne timon ku nje i dehur rrugeve mjafton per te lene prinderit e mi mbrapa me nje trishtim te pasherueshem, madje kam frike mos zgjohem vone neser ...por s'do thote qe keto frika me ndalojne te jetoj apo te me paralizojne funksionimin dhe realizimin e endrrave, perkundrazi! I shoh si nje mekanizem mbrojtes apo lajmerues por asgje me shume. Ne momentin qe luftimi i frikes ne vete behet qellimi kryesor ne te tashmen atehere s'mund te flitet me per te jetuar as ne te tashmen, as ne te ardhmen.

Sidoqofte, vizione personale keto. Cdokush ka kendveshtrimin e tije/saje nga i cili sheh jeten.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 304 305 306 307 308 309 310 311 312 [313] 314 315 316 317 318 319 320 321 322 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.