Forumi Horizont Gjithsej 401 faqe: « E parë ... « 305 306 307 308 309 310 311 312 313 [314] 315 316 317 318 319 320 321 322 323 » ... E fundit »
Trego 401 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)


Postuar nga MARSMED datë 22 Dhjetor 2007 - 05:43:

pergjigjet e pyetjes 140 dhe 141

Cod. A22122007

Citim:
Po citoj ato që tha Sundimtari

pyetja 140----->Pse pertypim camcakez ne avion?



Pse pertypim camcakiz ne avion?

Per te zhbllokuar veshetAtehere kur ngjitemi ne lartesi presioni i ajrit.Membrana timpanike, nga vibrimi i se ciles ne arrijme te degjojme ,ndodhet midis dy presionesh,atij te jashtem ,dmth i ajrit qe futet ne kanalin e veshit (qe eshte dhe presioni atmosferik) dhe atij te brendshem qe ndodhet ne veshin e mesem.Ky ajer qe ndodhet ne veshin e mesem eshte ai qe ushtron presion nga brenda ne membranen timpanike dhe te dy keta presione e mbajne membranen ne ekuiliber dhe ne degjojme qarteNe rastin kur ngjitemi lart ose kur zhytemi ne uje kemi ndryshime ne presione perkatesisht ulje dhe ngritje presionesh dhe kjo do sjelli nje disbalance ne presionet qe ushtrohen mbi membrane.Keshtu ne lartesi presioni jashte bie ,kurse ai brenda jo... ose me mire nuk bie menjehere pasi komunikimi qe ai ka me ambjentin e jashtem realizohet nepermjet nje kanali te ngushte qe quhet tubi i Eustakut e qe e ka hapjen pikerisht ne orofaring(diku ne gryke,ne murin e pasem te grykes,ose ne zonen perballe kur jemi duke shikuar brenda ne goje... skam si ta shpjegoje me mire.....) dhe eshte nepermjet ketij qe ajri ne veshin e mesem arrin te barazohet me ate te jashtim .Por ky tub,kanal,nuk rri gjithmone hapur... hapet sidomos gjate pertypjes ose me mire gjate ...gogesimes(kur na hapet goja per gjume   )dhe te gjithe e keni vene re qe kur hapim gojen ashtu ndjejme nje kercitje ose zhurme ne vesh... eshte pikerisht barazimi i presioneve qe lekund membranen.Dhe ne kete moment ne degjojme me mire dhe nuk e ndjejme me ate bllokim apo ulje degjimi qe kishim me pare. Prandaj keshillohet pertypja e camcakizit ose dhe hapja e gojes ne lartesi.


Citim:
Po citoj ato që tha Sundimtari

pyetja 141----->Si e rregullojne shtypjen ne veshe dhe organe te frymarrjes kunder shtypjes se ujit qe e ben ne thellesi te medha (mendoj se duhet te jete vetem ne veshe) zhytesit te cilet zhyten ne thellesi te medha(mendoj se rekordi boterore eshte 80 m, por se di a ke pasur mjete per mbrojtje nga demtimet te organeve per degjim, apo zhytja ka qene e thjeshte) p.sh:ata te cilet jane veteran ose kane nje pervoje te madhe?????Pyetje eshte e ngjajshme me te 2-en.



Per sa i perket pyetjes tjeter per zhytjen ne uje....

Di qe per tu mbrojtur nga presioni i lart qe ndodhet ne thellesi sherben vet veshja e zhytesit (kur behet fjale per thellesi te arritshme eee jo per te notuar me nendeteset  )si dhe mbi te gjitha eshte menyra dhe shpejtesia me te cilen arrin ne thellesi qe luan nje rol vendimtar..po te njejten rendesi ka dhe shpejtesia me te cilen del ne siperfaqe.Kjo per shkak te ndryshimeve te presioneve te gazrave ne organizem.Keshtu nese do behej nje dalje e shpejte ne siperfaqe do kishim rrezik per nje emboli gazore(grumbullim gazi ne gjak,bulez ajri)e cila mund te rrezikoje dhe jeten ne varesi te enes se gjakut qe bllokon.Ne rast se ndodh nje gje e tille zhytesi futet shpejt ne  dhome hiperbarike,qe eshte nje dhome e vecante me ajer me presion ne larte dhe kjo behet per te imituar presionin e larte qe ishte nen uje,e pastaj ulet gradualisht presioni derisa te absorbohen gazet e teperta ne gjak. Pastaj mos harrojme qe jane dhe njerez te stervitur ata qe zhyten ne thellesi dhe keshtu trupi i tyre eshte mesuar me ndryshimet e presioneve.


  Gjithsej 401 faqe: « E parë ... « 305 306 307 308 309 310 311 312 313 [314] 315 316 317 318 319 320 321 322 323 » ... E fundit »
Trego 401 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.