Forumi Horizont Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 307 308 309 310 311 312 313 314 315 [316] 317 318 319 320 321 322 323 324 325 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga AngelDevil datë 10 Dhjetor 2010 - 01:39:

Claude Chatron-Colliet

Kurorezim...

Nese nje dite hapat e endrrave te tua rastesisht do te sjellin
Poshte shtepise sime e zemra jote plage aty do ndalet per nje cast,
Atje,
Mes eres se luleve,ne boten e zemres sime qe troket butesisht
Per te qene
Se bashku
Qofte edhe per nje cast,
Per nje psheretime,
Per nje rrahje zemre,
Koken mbeshtetur mbi timin gjoks,
Buzet e mia mbi tendin balle,
Mes perkedheljesh embelsisht pafund,
Ne bashkim shpirtrash gjer ne barrierat e koheve,
S'do te na mjaftonin as njemije vjet.
E une do flisja me gjuhen e syve te mi,
Ketyre liqejve te thelle qe falin gjithmone,
Do flisja me gjuhen e duarve te mia delikate rreth fytyres tende
Ku cdo rrudhe dhimbje eshte mbushur plot me dashurine time.
Me buzet e mia ne gojen tende dashurine do ta shprehja bukurisht
Ne lartesi ndjenjash qiellore qe cdo krijese njerezore do kete njohur
Me te cmendurin pasion,
Nga thellesite e trupit drejt syve te tu,
Nga duart e mia ne te tuat duar,
Nga buzet e tua ne trupin tim,
Nga syte e tu ne zemren time,
Dhe me te emblat duar mbyllme lehte,
Te rendat qepalla nga hullite e detrave,
Qe te lumtura per te vetmen here ne timen jete,
Thithen nektarin hyjnor te jem e dashuruar,
Kaq thellesisht e me te bukuren e te zjarrten menyre.

Dhe sa here qe do mbyll syte e gjer ne te fundmen fryme,
Para meje do shfaqen karvane beduinesh,
Prej te cileve zogj te praruar do fluturojne
Drejt detit e ererave,
Duke shkuar drejt brigjesh te reja
Zemerlehte se kane jetuar,
Qofte dhe ne nje te vetem cast.


  Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 307 308 309 310 311 312 313 314 315 [316] 317 318 319 320 321 322 323 324 325 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.