| Forumi Horizont | Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Histori te shkurtra te nje violine... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11029)
E kam dashur M… dhe kam kaluar kohe perkushtimi duke e vajtuar. Nese ai vdiq kjo nuk mund te jete kurrsesi per fajin tim… une e preva litarin e varjes, e mbajta ne duart e mia duke e shtrenguar dhe duke I dhene fryme… duke klithur… e shtriva mbi qilim… e veshtrova…Por ai ka vdekur dhe une rroj me ngjarjet qe me vijne vete ne mendje megjithe deshiren per t’I larguar…
Rezultova qe nuk kam asnje lidhje me vdekjen…ajo me eshte e panjohur…ndryshe si do te shpjegohet fakti qe une bera dashuri me nje kufome…e shtrire…e zhveshur…
U be kohe qe qendroj e mbyllur ne “bodrumin” tim dhe mendoj per M. Jane keto ore te tejzgjatura kur une mendoj te rifilloj nga e para . Kam njohur p.sh. E.- djale simpatik I cili bukur di te me veshtroi trupin, te me puth syte…Ne fakt jam ne pritje qe E. te gaboi e keshtu mund te shtoj oret duke qendruar ne “bodrumin” tim.
Me pelqen te vuaj. Ka momente qe I perkushtohem pikerisht kesaj…Miku im me permend shpesh kete fakt. Une debatoj me te per ta kundershtuar pavaresisht se e di qe ai ka te drejte.
Jashte degjohet ulerima e nje qeni barstard. Dreqi te prefte! – shan nje grua e keputur me llampe ne dore e cila mundohet te zgjedhe rruge te asfaltuar ne erresiren qe ka pershkruar qytetin tim. E shkreta, mendoj, sa rehat eshte kur nuk arrin te kuptoi qe ulerima e qenit I ngjason jetes se saj…
| Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.