Forumi Horizont Gjithsej 47 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- njeriu i dashuruar dhe i denuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12499)


Postuar nga Amstel datë 11 Nëntor 2006 - 19:00:

fytyre e zverdhur
zemer e mpire
ta kthesh koken mbrapa
e ke te veshtire

lot i kripur
mall mbi buzen e thare
pellumb krahekeputur
sy qe drite skan pare

kembe qe hiqen zvarre
ne token e huaj
loje e kobshme e djallit
askush s'do ta luaj

qeshje e hidhur zhgenjimi
mirazh i pa pare
rralle ju therrasin ne emer
por vec mergimtar

mes shiut te perbuzjes
fajtore te pafaj
djegur nga zjarri i mallit
vajtore qe nuk kan vaj.


  Gjithsej 47 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.