Forumi Horizont Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)


Postuar nga bleta punetore datë 26 Korrik 2007 - 19:08:

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
                    Mall
 
 
Mu qep qerpiku, lotin s’ma nxë syri,
Mallin e djegur e hapa sa një det.
Një fluturz krahëbardhë s’di si hyri
Dhe mur më mur flatron e  krahët vret.
 
A mos nga larg më vjen dhe rri në erë
Ky shpirti yt, që s’gjen dot qetësi?
Si ta kërkoj një ëndërzë të prerë
Ç’kam adhuruar si ta gjej tani?
 
Si të shtrij vargun dimrit dritëdredhur.
Të shuaj zjarrin që më djeg në gji.
Vall’ ku ta gjej një fjalëzë të zgjedhur
Të djeg një qiell për ty…me poezi?
 
DXP     ..................25/7/20077:00PM



  Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.