Forumi Horizont Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 »
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Miqesia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14584)


Postuar nga Piktor datë 03 Tetor 2007 - 01:31:

Geshtenjat

Keni qene najhere ne mal atje ku behen geshtenja. Geshtenjat jane peme te larta dhe pak te veshtira per tu ngjitur ne peme, Trungu i gjere dhe lekura e lemuar deget e larta me nje fjale e veshtire por dhe e rrezikshme. Gjithashtu edhe te hapesh boçet e geshtenja me ferrat qe te shpojne si gjilpana e bejne akoma me te veshtire. Mirpo ka dhe geshtenja te mira por dhe te krimbura, kujdes kur mblesh geshtenja se nje e krimbur te prish gjithe punen sidomos kur i vendos ne ndonje vend per ti ruajtur per dimer apo per "vit te ri". Te mbledhesh geshtenja eshte edhe nje gje e bukur, nen kuroren e pemeve te larta ku rrezet e diellit depertojne me veshtirsi dhe ajri i paster i malit krijojne nje fresk te admirueshem. U nisem qe heret sepse pylli eshte larg dhe njerzit dalin heret ne mal per te mbledhur geshtenja. Ishim tre shoke une Beni dhe Tiku. Filluam te gjuanim mbi geshtenja dhe rrezonim plot boçe i hapnim dhe mblidhnim me kujdes kokrrat e kafta te geshtenjave. Ky Beni pasi kishim mbledhur ca geshtenja na propozon te mblidhnim here per njerin here per tjetrin. Ashtu beme. Mirpo kur shkova ne shtepi pashe se kisha gabuar rende sepse gjysma ishin te krimbura. Nuk i bera ze, por inatin ja mbajta. Isha nje femije i zemruar, çka do ta justifikonte rastin me te pare kur ti laja borxhin qe natyrisht ishte fantastik fare sepse te betohem veç geshtenja te krymta kam mbledh te nesermen. Diten tjeter nuk pranoi te mblidhnim bashke por secili per vete dhe natyrisht qe te tre ishim dakort dhe te kenaqur.


  Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 »
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.