Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Bravissimo (1955)
Regjia: Luigi Filippo D'Amico
Seknari: Age / Scarpelli
Aktor: Alberto Sordi
Historia fillon me nje djale te vogel qe ngelet jetim pasi i fusin prindet ne burg. Keshtu mbetet tek shtepia e mesuesit kur mberrin lajmi se s'ka me prinder. Mesuesi eshte nje tip cinik dhe i keq qe mundohet ta heqi qafe duke e cuar tek kusherinjte e djalit, por as ata nuk e duan. Keshtu detyrohet ta mbaje ne shtepi disa nete, kur befas zbulon aftesine e djalit per te kenduar si tenor i madh. Mesuesi nuk humbet kohe dhe ve ne pune njohjet e tij per te futur femijen ne boten e spektaklit dhe fituar leke. Djali i vogel behet famoz dhe kusherinjte kujtohen se sipas ligjit i takon atyre ta mbajne djalin (dhe te fitojne leket).
Filmi eshte interesant dhe terheqes. Karakteri i kerijuar nga Alberto Sordi eshte i vecante dhe eshte celesi i lezetit te ketij filmi.
Fragmenti i meposhtem tregon sesi mesuesi i jep te haje supe djalit dhe vete ha gjera me te mira. Pastaj zbulon aftesine muzikore te djalit:
Interesante: Ne episodin e mesiperm mesuesi thote qe di shqip. Kjo gje futet ne film me siguri per te treguar se shqipja eshte gjuhe e humbur dhe askush nuk mund ta verifikoje nese mesuesi thote te verteten.
Edhe ne ambjente te tjera shqipja perdoret si shembull gjuhe qe nuk di njeri. Per shembull nje djale rus tregon se, kur donin te perzinin disa njerez qe pyesnin cfare gjuhe flisnin ne internet, i thane se ishte shqip. Qe atehere fjala "flas shqip" per grupin e tyre shoqeror eshte nje menyre per te thene "hiqmu qafe".
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.