Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- A mendoni se eksistojne qenie jashtokesore? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1662)


Postuar nga Fizikanti datë 19 Qershor 2004 - 09:43:

ju lutemi mos e ktheni kete teme ne drejtime te tjera (psh, per te share jeri tjetrin, e kemi per zakon ne shqipetaret)

VLonjatja2003:
Ne lidhje me Roswellin kam pare nja 2-3 dokumentare ne lidhje me ufot dhe para nja 2 javesh pashe nje te ri. Shume histori dhe shume persona kane deshmuar se kane pare kete ngjarje...(sikur nje ufo u perplas dhe qeveria amerikane rikuperoi disa trupa alienesh dhe i mbuloi faktet per te mbrojtur informacionin e rendesishem)
te them te drejten une nuk besoj ne kete per arsye te ndryshme, e para qe nuk ka prova, e dyta eshte zhvillimi i technologjise ne udhetimet ne orbite etj. nese amerika kishte kete teknologji te avancuar ndonje shenje do ta kishin treguar gjate gjithe ketyre viteve me ndonje "space vehicle" shume te avancuar...nje mundesi tjeter exsiston, ndoshta kjo gje ndodhi dhe gjate gjithe ketyre viteve(afersisht 40 vjet) asnje nuk mund te kuptoje si funksionon. Per mendimin tim kjo ka probabilitet shume te vogel te kete ndodhur, dhe qe "Aliens" te kene ardhur ketu. Ky eshte thjeshte mendimi im.

teri:
bashkohem me mendimin tend qe probabiliteti qe te ekzistoj jete ne planete te tjere eshte shume i madh, dhe une mendoj qe toka nuk eshte i vetmi planet ku ekziston jeta.
Njekohesisht argumenti qe ti ke paraqitur nuk me duket i vlefshem kur thua se: "Nuk ka shpegim shkencor qe te jemi te vetmuar".
Kur flet me emrin e shkences ne lidhje me kete teme une mendoj qe e vetmi argument eshte probabiliteti, dhe ky nuk eshte fakt definitiv qe e verteton qe jeta ekziston ne planete te tjere. Tani per tani ne nuk kemi prova per kete, dhe shkenca nuk e verteton dot. Por duke perdorur matematiken shumica e njerezve "kane mendimin" se jeta ne planete te tjere ekziston.
Ndoshta une te kam keqkuptuar ate fjaline e fundit, mund te shjegosh se cfare doje te thoshe nese mendon cfare une kam shkruar nuk i perket asaj qe ti doje te thoje.

pershendetje


  Gjithsej 89 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.