Forumi Horizont Gjithsej 69 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- denimi me vdekje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16684)


Postuar nga akrepi2008 datë 23 Dhjetor 2008 - 07:15:

cedruso. kam pershtypjen se ke dale pak nga shinat.
nese flasim per terminologji duhet patur parasysh nje lloj ndarje te nevojshme ne fusha te caktuara. Une se paku nuk di qe ne ndonje terminologji juridike (pavarsisht brumosjeve fiozofike) te ekzistoje termi turme.

Eshte shume gabim te thuhet "juristet dhe sociologet ndjekin zhvillimet e nje kombi ...dhe me keq akome orjet oksident ??????

Se pari jurisprudenca nuk merret me kombe dhe nuk ndjek zhvillime kombesh. Se dyti kjo shkence merret me ligjshmerine konstitucionalitetin dhe zbatimet e te gjithave qe hyjne e dalin nga dhe prej asaje qe quhet drejtesi. Pra juristi eshte nga dhe per ligjin qe eshte regullatori nr 1 i jetes se nje vendi.
Shkencat sociale jane ndihmese te jurisprundences ne kontekstin qe keni permendur. Nese nje fenomen shoqeror ka nje sjellje te caktuar ka istrumenta studimi per sociologet per te mbrojtur nje hipoteze te shtruar. Psh kur supozohet se mediaviolenca rrit kriminalitetin ne nje vend. kesaje rradhe pergjigjen nuk e japin juristet; ata vec zbatojne ligjet ne fuqi...por jo rralle ajo pjese qe ju quani crowd eshte dhe behet shkak qe ne forma te ndryshme ligjet te permireshen dhe ndryshojne. Ndersa sociologet sugjerojne ne paze perfundimesh eksperimentale dhe statistikore (qe shpesh jane subjektive) ligjvenesit dhe ligjzbatuesit vetem kryejne dhe duhet te kryejne me paanesi zbatimin e ligjeve.

Denimi me vdekje shpesh eshte quajtur hakmarrje me doren e shtetit. Por burimin "pacifik" ne dukje, pjesa e atyre qe jane kunder denimit me vdekje e ka ne shtartin e moralit dhe doktrines se disa feve dhe me specifikisht asaje kristiane.

Ligjet historikisht (ne varesi te sistemit) i ka bere legjislativi, pra politika.


Patjeter qe ne kesi rastesh duhet njeanshmeri dhe a e di sepse? sepse ne kesi rastesh "ne" nuk gjykojme palet por fenomenin dhe impaktin e te cilit supozojme. Ja pra qe te thuash "i njeanshem" qellon ndonjeher te jete gabim. Duhet mbajtur nje qendrim ne baze logjike. nuk mund te jete as mish as peshk qendrimi per nje ligj te tille.

Une jam pro denimit me vdekje dhe kunder tortures... sidomos asje torture te fjalive te rradhitura keq dhe me logjike shterpe...


  Gjithsej 69 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.