Forumi Horizont | Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18440)
Kabllogramet: Nëse je shofere, të trajtojnë si “down” në timon… sepse je femër!
“…Në një shoqëri patriarkale si Shqipëria, gratë janë të drejtuara në jetën shtëpiake ose në sferën private, ku ka shumë pak hapësirë për veten e tyre, ndërsa meshkujt janë të drejtuar në jetën publike. Si rezultat, marrëdhëniet ndërmjet femrave dhe meshkujve, dhe më vonë edhe në mes të njerëzve të të njëjtit seks, janë të ndërtuara në parimin e fitim-humbje ose të pushtuesit dhe të pushtuarit.
Pjesëmarrja e grave në sferën publike është disi e limituar për shkak të seksualitetit të tyre. Shembuj të tillë mund të gjenden kudo. Nëse je shofere femër të kujtojnë të paktën një herë në ditë për aftësitë e tua të kufizuara si shofere. Në tavolinat e bareve brenda vendeve të punës “ndahen” në bazë të seksit pasi meshkujt ulen dhe flasin për çështje të “rëndësishme” politike dhe ekonomike ndërsa femrat flasin për veshjet, flokët dhe tualetin, dhe bëjnë thashetheme për të tjerët.
Për më tepër të jetuarit vetëm nëse prindërit e tu jetojnë në të njëjtin qytet mund të konsiderohet si e çuditshme dhe si e papërshtatshme. Shumë qiradhënës shpesh pyesin nëse keni marrëdhënie të mira me familjen, pasi ata nuk e kuptojnë pse do të donte një vajzë e re të jetonte vetëm. Gjinia bëhet ngjitësi që mban bashkë shumicën ndërveprimeve njerëzore në jetët tona të përditshme.
Një aspekt që në përgjithësi neglizhohet në Kodin e ri Elektoral është një sistem kuote për kandidatet femra, i cili synon të përmirësojë pjesëmarrjen e grave në politikë dhe përfaqësimin e tyre në parlament. Fatkeqësisht, ky sistem kuote për kandidatet femra është më shumë një ngjitës mbi plagë sesa një kurë.
Megjithëse mund të gjejmë shumë “zgjidhje-leukoplastë” për problemet e shkaktuara nga sistemi i fortë patriarkal i Shqipërisë, ato nuk do të japin një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme për shumë femra shqiptare në jetën e tyre të përditshme. Si pasojë, ato do të dështojnë…”
Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.