Forumi Horizont | Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Intro (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6649)
Intro brenda shpirtit tim
Sa gjera rrokullisen kaq shpejt...kaq papritur..kaq plane per te bere, per tu realizuar,kaq udhetime,kaq njerez per te takuar dhe vende per te pare, kaq gjera te panjohura qe ndonjhere te shtijne friken.Dhe ndjen sesi rritesh brenda ,ne nje sekonde ,ne nje lajm , ne nje telefonate, ne nje ndarje, ne nje aventure. Ndjen sesi ngjarjet levizin, sesi hapet nje porte ,sesi mbyllet nje dalje, sesi guret=njerezit levizin ne drejtime te ndryshme qe nuk kane shume kuptim ne fillim por me kalimin e kohes ia nxjerr kuptimin,krijon panoramen me pjeset e saj te vogla si nje jigsaw ,meson strategjine e lojes se shahut,se politikes ,se skemave kaq creative,se miresjelljes. Shahu s'ka qene loja ime e preferuar ne vogeli. Lojerat qellonin qe i fitoja sepse babi toleronte ose qelloja qe s'i fitoja fare. Por shpesh e me shpesh e kuptoj qe nje gur qe te cembon dhe te krijon dhimbje eshte GJITHMONE(po gjithmone) gjeja me e mire qe po te ndodh.
Loja e shahut eshte shume terheqese-dhe kthehet ne nje vegel shume te vyer dhe te shtrenjte per mua ,per vete faktin sepse qellimi qe do e perdor eshte me se i paster dhe hyjnor......
Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.