| Forumi Horizont | Gjithsej 326 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)
"Kam lotin që më vret"
Humbe ne ujërat e ndryshkura
mbrapa le vajin
shpirtin e mjeruar!
le pranveren me lulet e vyshkura
gjethe qe bien
ne zemren e roberuar!!.
kan kaluar vitet ne shoqërin e lotit
një buqete me lule
te mungon te varri!
të më sjellë tek ti un i lutem zotit
ndihem un fajtor
shpirtin ma djeg malli !.
ti shtrive doren më thirre në emër
më ndihmo o shpirt
nuk dua te vdes!
diten qe u mbyte - një varr më le ne zemer
duke mallkuar veten
gjith jeten do mbes!!.
sot loti po flet i lodhur nga jeta
varrin nuk ta di
se di ku te vajtoj!
mallkoj un veten - duke qarë mbeta
kam vdekur me ty
pa zemer jetoj!!.
trupin tënd të brishtë ujërat e rrembyen
sytë e tu te qeshur
vajtueshem therrisnin
zemrat e dashuruara - me dhimbje u thyen
fjalet e tua te fundit
doren time prisnin!!.
ku je shpirti im - therrisje e zhgenjyer
me dorën e shtrime
qe zemren ma vret!
kam dikun nje shpirt - kurrë smë ka genjyer
jetën do ma shpetojë
se eshte jeta e vet!!.
të zhgënjeva shpirt un jam i mallkuar
fjala jote e fundit
ne shpirt me ka mbetur!
kam humbur buzëqeshjen - rri duke vajtuar
ti nuk u mbyte vetem
un me ty kam vdekur!!.
dhe ja ku jam tërheq këmbët zvarrë
në bregun e lumit
qe ta mori jeten!
me lotin në sy - me shpirtin e vrarë
me ditët e lumtura
qe vec endrra mbeten!!.
digjet zemra ime me lot shuan zjarrin
lulet që ti solla
pa adres kan mbetur
ku ti sjell i mjeri - se di ku e ke varrin
ujërat e pamëshirshme
trupin ta kan tretur!!.
14-05-2005 --Kushtuar shpirtit tim qe ujrat e pabesa ja rrembyen buzeqeshjen dhe rinine!.
| Gjithsej 326 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.