| Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 » Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Dhe nje bejte per qejfin tim... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9482)
Velipoja
ne mos kjoft njashtu ka me ken rren
po masi mu rradha me ka met
ma mire po e tham versionin tem
t'vertetin ta gjejne lexusi vet
nejse kishte ardhe Keila me shoqe
me e mira ish nder to
kjo me shami ato me boçe
n'sy s'besova çka po shoh
hej zot, thashe, a asht kjo çika??
qi takova ate dite te tregu
e sa e kqyra as dy dekika
fill per bluzet me terhjeku
vet vazhdimin e imagjinoni
mu vu mbrapa bash si fmija
o ka dera o ka ballkoni
nuk ke çare pa m'fut te shpija
aty s'pata ça me i thane
kam çu durt e jam dorzu
mire qi s'ishin babe e nane
se me kishin pushkatu
po tash te kthehena n'Velipoje
siç ju thashe edhe ma pare
mu desht me i dhane fryme goje m'goje
se naleti kje tuj e marre
me dy shoqe veç e treta
n'galoshe, pantolla e siper fund
si byreku peta peta
njashti modet s'kam pa kund
kishte edhe i pale gjypnere n'dor
ishte tuj ba m'duket nji xhup
njaq shume briti sa m'bani hor
Palush shpiiiiiirti ku ke hup
po si je tha artisti jem
mu hodh n'gryke dekik s'vonoj
me m'fal i thashe po nuk t'maj men
ajo hiç.... tuj puth m'coptoj
n'bote nuk dita si me ja ba
Aaaaaa je Keila i thash te kam gjet....
ec e t'hime bashke n'det me u la
se asht uji vale i xete
si delfini ne uje u plasa:delfin:
pata dal gati n'breg t'dyt
thashe dikund afer asht mbrapa
kur per pak shoqja mu mbyt
dur e kambe i levizte kot
me demek se po ban not
si deveja tuj pi uje
sa i hini tmerra gjithkuj
vrap shkova hiç s'kam prit
e per flokesh ja kam ngjit
me 1000 halle e xora ne breg
aty mu duk vedi si mbret
kur ça me pa kjo s'lvizte hiç
Aman Keila i thash mos vdiq
çfare amanit m'tha i gru, s'te vjen marre
po shpejt frymarrjen artificjale
deshti zoti e shume nuk zgjati
qiti tan ujin çka pati
njashtu tuj kollit m'tha more djale
sa te jem gjalle s'kam me ta fale
po pse s'me the ti more qyp
se ky keka uje me kryp
| Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 » Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.