Forumi Horizont | Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)
Kish kohe qe s'i kish lexuar shkrimet e te shkuares
Ndodhi dje teksa lexonte disa prej tyre,poezi qe percillnin shprese te vagur, piramida gri ,te ftohte, absurd.Pastaj iu kujtuan te gjitha, te gjitha qe kish ndjere ne ate kohe kur mengjeseve nuk donte te zgjohej, kur imagjinote si do ishte nqs do flinte pergjithmone. I erdhi ne mendje labirintet e dedalusit, kaosi i madh ne mendjen esaj,merimangat qe ngaterrohej vete ajo pa i thene kush, vreret qe nxirrte nepermjet shkrimesh artistike dhe qe shoqet e saj qanin teksa lexonin personazhet te vdisnin ne fund te novelave. Ajo e quante art, ajo kishte idene e fiksuar dhe konstante qe zymtesi, boshesi,ngjyre te zeze dhe gri ne shkrime, filozofi dhe analiza mbi boten hde jeten ishin nje art kryeveper.Ndjehej ndryshe teksa shoqet qanin--ndjehej mire qe kish shkruar dicka qe i prek njerezit thelle ne zemer pa e kuptuar qe ne fund te fundit--- te qaren e tyre e merrte per ndjenje meshire dhe 'dashurie' perderisa krenaira e saj ishte kaq e forte qe te ulej dhe te kerkonte pak ngrohtesi dhe ciltersi.
Yeah aty calonte gjithcka, ishte tip kaq i ndjeshem dhe artistic, kaq enderrimtar dhe idealist sa padrejtesite e bera kundrejt saj e kishin bere te mbyllej ne nje kulle te vetme, (lonely coyote),duke ndjekur keshtu filozofine e nje lonely ranger,pa i besuar kurrekujt prej frikes se zgjenjimit dhe dhimbjes,kjo frike kish varrosur ato pak endrra qe kishin mbetur duke mos patur guxim as te mendonte per te ardhmen pervec se ambicies per te shkruar.Ishte e gatshme te bente nje kompromis te cmendur te tipit : dua qe te jem ndryshe nga te tjeret, shume unike,mundesisht dhe wierd me kushtin e vetem qe te behem e famshme.Dua te behem shkrimtare.
Dhe per kete gje ,gjithe qenia e saj ishte vene kundrejt nje qellimi te vetem ,ajo jetonte per te shkruar.
Perse donte te behej shkrimtare ajo?----E kish kuptuar shume vone por te pakten e kish kuptuar. Asaj i mungote dashuria.Ajo ishte tmerresiht e vemtuar dhe menyra e vetme qe ajo dinte per tu ndjere e pranuar, e respektuar ,ne qender te vemendjes dhe e mborjtur ishte fama.
Ta programosh jeten tende mbi faktin e vetem qe tek ty mbizoteron boshesia- c'fare jete eshte ajo?Jete pa kuptim, jete per te mbushur dicka qe nuk mund te mbushet kurre ashtu sic ishte nisur,jete pa shprese, e vdekur, e percipte, jete ekzistencialisteje e bazuar tek Sartri dhe kamyja, nihilisteje(Kafken me buburreci ne tij e donte shume) heminguejin, Remarkun, dhe gjithe shkrimtaret e depresionuar i kishte qejf...., te gjitha i kishte provuar-se fundmi edhe mendimin qe gjumi i perjetshem do ishte me i embel se te ngrihej cdo dite ,duke bere te vjetrat gjera, pare te vjetrat fytyra, duke ecur ne te vjetra rruge. Kish shkruar nje poezi per Tiranen qe i dukej kaq e vjeter dhe mbante mend qe A i kish thene- ti gjtihmone per gjera te tilla shkruan, pleq, vjetersi, melankoli. Ajo kish qeshur krenare-e quante art............
Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.