Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- qelizat burimore (staminale) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9587)


Postuar nga NS-6 datë 26 Korrik 2007 - 20:01:

edhe qelizat staminale plaken

Cod. D26072007

ne kete teme me para kam permendur nje postim qe ka pase te beje me plakjen e qelizave staminale (1).ishte nje shkrim qe datonte qeshorin 2005 e publikuar tek revista "PNAS".tani kane ardhur informacione te reja rreth kesaj ceshtjeje


qelizat staminale luftojne pleqerine duke zevendesuar qelizat e vjetra dhe te prishura me qeliza te reja,por nje publikim i sapo publikuar ne revisten online PLoS Biology te ben te mendosh qe me moshen aftesia rigjenerative e qelizave staminale bien dhe hap pas hapi shtohen difektet funksionale ne to!



Stuart Chambers, Margaret Goodell dhe koleget e tyre kane studjuar mekanizmat qe fshihen pas mplakjes se qelizave staminale duke vezhguar profilet e shprehjes gjenike te qelizave staminale hemopoietike nderkohe qe ato mplaken.keshtu kane gjetur qe gjenet qe marrin pjese ne pergjigjet infiamatore dhe kundra stresit behen edhe me teper aktive me kalimin e kohes ndersa gjenet qe jane te rendesishem ne rregullimin e shprehjes gjenike dhe integritetit te gjenomes behen me pak aktiv.

ky fakt ndihmon per ti dhene pergjigje faktit tjeter qe qelizat hemopoietike kane tendence te humbin funksionalitetin, me ane te nje mekanizmi qe sheh selektinen P (selektinat jane struktura ne siperfaqen e qelizes dhe bashke me shume struktura te tjera si kaderinat,ose integrinat etj bejne te mundur nje nderlidhje te qelizave njera me tjetren) te mbishprehur dhe kjo gje nderhyn me funksionin e molekulave te ngjitjes qe lejojne qelizat e reja te popullojne palcen e kockes,por pohon edhe vezhgimet mbi proceset e infiamacionit qe ndodhin ne veshke,tru dhe ene te gjakut me kalimin e moshes.

ulja e shprehimitetit te gjeneve qe marrin pjese ne rimodelimin e kromatines,nje rregullues epigjenetik i shprehimiteti te gjeneve (2),te ben te mendosh qe mund te kete nje crregullim ne gjithe gjenomen.

edhe pse modelet e sotme e shohin mplakjen si nje mbledhje te shume difekteve tek gjenet,rezultatet e tanishme tregojne qe mund te jete nje problem ne gjithe gjenomen dhe jo ne nje pjese te saj.

me kalimin e kohes,nje crregullim i kromatines mund te coje ne nje crregullim te shume gjeneve dhe humbjen e funksioneve normale qelizore dhe te rregullimit te rritjes.

(1) kur plaken qelizat staminale... (Cod. A 18052006)
(2)kromatina (Cod. A 29032005)


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.