Forumi Horizont Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga Katilesha datë 30 Gusht 2010 - 17:13:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Ho perso le parole....

Me mungon koha kur “fluturoja”, ku mendjen e kisha shnderruar ne nje fabrike prodhimi endrrash te pafund, endrra shumengjyrshe dhe shumeformshme…Me kujtohet se “kembet ne toke” me jepnin ndjesine e nje njeriu te rendomte, qe kenaqet me ate se cfare i ofrohet dhe me ato pak caste hyjnore qe mund t’i grabise frymezimit te nje momenti te shperqendruar. Me pelqente te rrija gjithnje pezull, te krijoja boten time te pambukte prej reve dhe te vazhdoja te quhesha vajza me fytyre mistike dhe shikim te mistershem. Papritur nje kandil shprese dhe drite kishte ndricuar gjithe qenien time dhe erresira e kishte humbur vendin e vet. Atje isha ajo qe doja te isha, e lire dhe e shpenguar per te thithur caste, kaperdire ore dhe per te perqafuar jave e muaj qe sot e kuptoj se me kane bere te zbuloj dimensione te tjera te vetes, disa karaktersitika qe ndoshta as vete nuk e dija qe i kisha.
Kisha armen me te fuqishme, fjalen, dhe nje fjalor te pasur ndjenjash qe me zienin perbrenda dhe arrinin te preknin realitetin permes buzeve te lapesit, duke u puthitur me vertetesine e ekzistences time nepermjet clirimit te nje ndjesie te kendshme, qe ne momente te caktuara behej lehtesisht e pershkrueshme dhe ne te tjere momente kapricoze dhe mshefte, por pa humbur sensin e sinqeritetit dhe ciltersise.

Sot pozicionet kane ndryshuar. S’ka me ndjesi hyjnore, ndricim, frymezim, intensitete ndjenjash te derdhura ne buzet e lapesit. E gjithe kjo sepse nuk ka fjale, sepse nuk ka magji, sepse nuk ka deshire dhe vullnet te mire. Realiteti e realizoj normen e tij te ndrydhjes dhe endrrat kane mbetur jashte. Negociatat jane prishur. Duam apo nuk duam lendimet kane nje marredhenie te zhdrejte me ne dhe te godasin aty ku te dhemb me shume.

Sot po m’u kendoka “ ho perso le parole”…..
Po genjej veten se fjalet kane humbur diku ne vallen e tyre te shfrenuar te imagjinates dhe fantazise dhe se do rikthehen tek une, kur te kujtohen…..

Ho perso le parole
eppure ce le avevo qua un attimo fa,
dovevo dire cose
cose che sai,
che ti dovevo
che ti dovrei.
Ho perso le parole
puo darsi che abbia perso solo le mie bugie,
si son nascoste bene
forse pero,
semplicemente
non eran mie....

http://www.youtube.com/watch?v=OVOaHJnEa3M



E njejta leter......


Postuar nga Katilesha datë 04 Shtator 2010 - 15:24:

Thelbi ka nevojë për lupë.........



Shpesh ikim nga vetja me idenë për të gjetur strehë diku tjetër, ku t’ketë më shumë dritë dhe jo vija të bardha, përballë së cilave “morali” jonë duhet më shumë të ndalojë se sa të ecë… Duam diçka ndryshe që t’na bëjë të harrojmë, një motiv për të rifilluar, jo një udhë të lënë përgjysëm, por një shteg të ri, qoftë edhe me tabelë rreziku “në të majtë”, por ama të ketë shije jete, të gjalle dhe jo të një fotografie ku s’arrijmë t’njohim veten…

Luajmë kuka-fshehti me “superegon” tonë dhe fitorja mbetet gjithnjë një hap pas, jo se nuk deshëm, por nuk deshëm mjaftueshëm… Qajmë me sy lart, në vend të qanim para pasqyrës për të njohur shkakun e vërtetë, një vete të pasigurt për shkak të një fije peri të këputur asokohe, kur s’dinim asgjë e dëgjonim të gjithë… Fjalët s’kanë peshë, edhe pse tek shqiptohen ngjajnë të penduara, shumë vonë për të kërkuar ujë në gotë kristali, kur matanë ende dëgjohet kërcitja e rënies së saj…

S’ka njeri që e do gënjeshtrën, po prapë se prapë të gjithë e ftojnë të ulet në tryezën e ligjeratave të tyre, pavarësisht se dikush i jep të drejtë fjale më shumë e dikush tjetër më pak… Mos verbalizimi i zërit të mendjes sonë bën që ai të rrëzohei si gur shahu nga frika apo dëshira për të mos njohur humbjen; dhe mbetet tingull i pakompozuar, hije që të ndjek mureve të ndërgjegjës…

“Këmbëzbathur”, lëkurë e njomë bëhet e ashpër të përpjetave pa fund në kërkim të Fatit; dhe pikënisja fshihet si një e shkruar me lapës… I kotë duket kthimi, nuk mund të shtiresh dot sikur s’kupton që ajo që lë pas ish’ aq “pak”, sa nuk ish’ e zonja të të ndalonte të merrje “arratinë”, të fitoje statusin e “shtegtarit/es”… Sot ke mbërritur diku, mbase jo aty ku doje, po ama ke mësuar se mund të jetohet gjithësesi…

Premtimet ndaj vetes të janë bërë turrë e ti s’e gjen veten tek asnjëri nga ato, janë thjesht dëshira të dikujt tjetër që s’arriti të shikonte të veçantën tënde, por desh’ të të tjetërsonte si një klloun të lidhur pas duartrokitjeve atje jashtë në skenë…

E mbajmë frymën shumë gjatë për t’iu ngjitur shkallëve të suksesit dhe harrojmë që suksesi i vërtetë është të ngelemi ato që jemi, si mes “Parajsës”, ashtu dhe në fund të “Ferrit”…

Sillemi gjithëandej, bëjmë për vetë vëllezërit binjakë që historia i njeh si Perandorët e vetëm, “Lekun” e “Pushtetin”, por prapë ngelet një hapësirë boshe që duke ndenjur duarkryq bëhet zgavër në zemrës tonë, sikurse një pikë uji që rrjedh në të njëjtin vend gjithmonë…

Mjafton një shikim apo prekje e ndjerë, jo e arsyetuar; dhe zemra fillon të rrahë fort e më fort, si për të thënë faleminderit, si për të treguar mirënjohje ndaj atij/asaj që e zgjoi dhe s’e la t’humbiste n’ëndrrat e pashpresa… Që atë zgavër e bëri një fole të ngrohtë për atë që kërkon “të padukshmen” në sytë e jetës, çelësin e lumturisë…


Postuar nga Antip@tre@ datë 04 Shtator 2010 - 19:46:

As djall as gjeni...

lumturia ime jam un jo ti
jo vetem se ti mund te jesh kalimtar
por edhe se ti do qe un te jem ajo qe nuk jam
un nuk mund te jem e lumtur kur ndryshoj
vetem per te kenaqur egoizmin tend
e nuk mund te ndihem e lumtur nese me kritikon se
nuk mendoj nje lloj si ti
e nuk shikoj njelloj si ti
me quan rebele
po sa her qe un kundershtoj bindjet e tua
ti je i revoltuar me te miat
un nuk kerkoj te brumos mendjen tende
e di qe ti lufton te tregosh se je ai qe je
dhe un nuk mund te te lejoj ty
te me thuash se cila me duhet te jem
sepse luftoj qe te jem un
ti thoshe se isha transparente
eshte e leht te harrosh
por ateher perse kerkoje te shfrytezoje jeten time
per te provuar se kush je ti.


Postuar nga Katilesha datë 25 Shtator 2010 - 12:34:

Exclamation

Kur te lodhesh se qeni ai qe nuk je, argetohu dhe gezoje jeten, duke goditur hekurin me cekan.
Me kohe do te zbulosh se kjo do te jape dicka me shume se kenaqesia: do te te jape nje kuptim.

Paulo Coelho " Shtriga e Portobelos"


Postuar nga shelgu datë 25 Shtator 2010 - 23:18:

Godit hekurin me cekan. Une sikur nuk e kuptova kete. Mund ta shpjegosh me tej?


Postuar nga Katilesha datë 28 Shtator 2010 - 19:18:

Lightbulb

- Le te shemben muret e kufijve "imagjinare" e t'i veme shpirtit krahe
per te fluturuar aty ku ai ka syte, aty ku ai le peng veten!


Postuar nga ingmetalboy datë 03 Tetor 2010 - 09:27:

Buzeqesh, ka njerez rreth e rrotull akoma.


Postuar nga Katilesha datë 04 Tetor 2010 - 15:53:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Buzeqesh, ka njerez rreth e rrotull akoma.



Postuar nga Katilesha datë 15 Nëntor 2010 - 14:22:

Lightbulb

Çfare te shkruaj, o dashuri, o vese e mengjesit te se nesermes premtuar? O hene e plote e neteve te trishta. Gjak qe gurgullon ne deje, here - here ndjej sikur goje e dashurise tende te uritur me puth, e hera tjera me kafshon. Merzitja nuk eshte arsye, sepse do jem e shtrire prane trupit tend me shpejt sec te dy mendojme. Te pres o mendim i pushte, o yll i qiellit tim, te pres!


Postuar nga dylan datë 15 Nëntor 2010 - 18:34:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Çfare te shkruaj, o dashuri, o vese e mengjesit te se nesermes premtuar? O hene e plote e neteve te trishta. Gjak qe gurgullon ne deje, here - here ndjej sikur goje e dashurise tende te uritur me puth, e hera tjera me kafshon. Merzitja nuk eshte arsye, sepse do jem e shtrire prane trupit tend me shpejt sec te dy mendojme. Te pres o mendim i pushte, o yll i qiellit tim, te pres!


kati je e mrekullueshme sdo dija kurr ti hell fjalet mendimet ne leter sikur ti sdo mund te shprehesha kurr ne ket menyre
cfare shpirti ke oj vajze te alluroj ca te them


  Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.