Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)

Postuar nga amor alucius datë 15 Dhjetor 2007 - 00:37:

Ora 14.30. S'kisha ngrene qe nates tjeter ne 19.00; dalur ne mengjes ne 6.30, gjithe dita pune. Njerez qe ankohen. Njerez qe zvarriten korridoreve. Njerez qe te bejne pyetje te lehta. Njerez qe te bejne pyetje te çuditeshme. Njerez qe te bejne pyetje VERTETE te çuditeshme. Prinder qe telefonojne"ke ngrene?"-Jo. "Eja ne shtepi mbas punes, dua te te shoh ketu ne pranine time duke ngrene"-S'kam kohe te vij ne shtepi deri ne darke. Mbas punes me prisnin dhe ca ore leksione. Kur po dilja te merrja kartelen e pacientit tim tjeter, shoh gjysmen time me te mire. Me thote qe do me prese jashte ne makine derisa te mbaroja turnin tim, me thote qe jam e semure(ftohje qe po me ndjek ca dite), me thote qe nje zog i kishte ciceruar tek veshi qe jam pa ngrene, me thote qe profesori im tjeter do e kuptoje arsyen e voneses, me thote qe gruaja qe e ndihmon ne shtepi kishte gatuar per te dy, me thote qe s'pranon refuzim. E mua, mua me ben te qeshi ai
Shkojme bashke tek shtepia"jone" (me ka ndaluar ta quaj me shtepia " e tije"). Gruaja qe e ndihmon ne shtepi me pret aq ngrohte, ky i thote qe eshte ok dhe qe mund te shkonte ne shtepi. Sapo iku ajo, s'harrova t'i kujtoj qe do i heq nr.e tel. te prinderve te mi e qe e ka ndaluar te ju telefonoj me e te marre informacione te tipit"s'ka ngrene sot". Mbasi detyroj veten te ha te pakten 50% te asaj qe ajo me kishte servirur, ngrihem e lodhur te behem gati per te ikur serish. I drejtohem hall-t, ai qe me afrohet e qe me fut dorezat ne duar, me mban pallton, mbeshtjell shallin ne qafe dhe ndersa me puth me ve kapucin ne koke. Marr celesat e makines tjeter tek shporta afer pasqyres te hall. Celulari im bie. Im ate. Me kerkon t'i jap ate ne cel. Degjoj kete qe i thote" ka ngrene, eshte e mbrojtur nga ftohti, do marre makinen tjeter per ne leksione" Degjoj kete qe qesh.Imagjinoj qe po qeshte dhe im ate. I afrohem buzeve te tija pastaj pak me afer veshit te tije per t'i thene im ate qe "une jam yt bije, jo ky". E degjoj duke qeshur serish. I le celularin meqe s'kisha me kohe te prisja. Kjo natyrisht mbasi kisha bertitur dhe njehere nga larg"baaaab, ika". Eehhh, meshkujt e jetes time ...

Postuar nga daedal datë 15 Dhjetor 2007 - 00:43:

Sa keq me vjen per ty...

Postuar nga amor alucius datë 15 Dhjetor 2007 - 00:47:

Ehe, dhe mua eshte duke m'u merzitur e ftohura keto dite.

Postuar nga daedal datë 15 Dhjetor 2007 - 00:53:

eh kjo vuajtja jote...tamam intense..dhe jo gjithkush e pikas,,,

Postuar nga Piktor datë 15 Dhjetor 2007 - 00:56:

Ket vajzen e ka marr uja.:p

Postuar nga amor alucius datë 15 Dhjetor 2007 - 01:00:

Daedal, gezohem qe ka shpirtera te thelle si i joti qe kuptojne gjithe intensitetin tim!

Puntoro, kush jam une te kundershtoj eksperiencen tende shume vjecare ne fushen e ujerave? Askushi!

Postuar nga daedal datë 15 Dhjetor 2007 - 01:03:

Ohh zot sa mire do te qe... po ti nuk gezohesh lehte...dhe une e di...

Postuar nga Katilesha datë 16 Dhjetor 2007 - 05:07:

Copeza jete nga e kaluara.

Habitem edhe une me veten se si kam mundur te mbaj gjalle , te frymoje ,te rritet dhe te behet e forte nje lidhje 4 vjecare me dike qe miliona km larg meje jeton. Kater vite njohje , nje shoqeri qe pershkallezohet nga e-maili ne e-mail,nga fotoja ne foto, nga rrefimi ne rrefim , qe merr forma te ndryshme dhe jane duart tona qe i japin forme,ashtu sic mund t'i japim nje skulpture dhe ne fund "Je a'aime". Gjithcka rreshqet perreth meje, hapat qe hedh drejt tij jane ndryshe, fjalet qe mundohem t'i them kane te tjera ngjyra,te tjera forma,nuk jane te zakonshme,ashtu si dhe vete lidhja jone. Fakti qe ndihem shpirterisht afer me te ,me ben te ndihem me e sigurt me veten dhe me investimet qe kam bere qe e gjithe kjo te kete nje dt.te shenuar ne kalendarin jetesor te te dyve ne. Fakti qe une e njoh jeten e tij cdo pellembe, me ben te ndihem si fq e nje libri,ku ai eshte pena dhe gjen mbrojtje dhe mbeshtetje vetem tek bardhesia ime.  Fakti qe ai ,ndonese me muaj te tere me mision ne det, ne nje bote qe cdo sek. eshte flori ,gjen gjithnje kohe per te me shkruar  cdo dite e-maile dhe kartolina me ben te ndihem si njeriu me me fat ne bote.  Fakti qe ai me ka premtuar se ne momentin e pare qe te kete pushime do vije ne Shqiperi vetem per mua, me ben te besoj se perrallat akoma ekzistojne.

Vetem ideja qe ai Ekziston , do te thote shume per mua.

Per ty mik,edhe pse nuk e lexon  ...per te kaluaren dhe te tashmen tone...por mbi te gjitha per planet e se ardhmes.

Postuar nga Zani datë 26 Dhjetor 2007 - 04:37:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007

Eshte bukur kur ke nje Mike qe di ta vlersoje ne kete shkall miqesine e tjetrit ...kur eshte reciprociteti i respektit ne te dy anet i njejt aty ka kristal brenda dy shpirtrave ....uroj me shpirt takimin tuaj ne Shqiperi dhe gjithe ai respekt ne mes jush te shpaguhet me perqafime te medha ndaj njeri tjetrit ....

paqi fat !

Postuar nga kotka datë 29 Dhjetor 2007 - 10:12:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Sot kam marre e-mailin me te bukur te jetes time. Dhe mbas gati 4 vjetesh bashke me mashkullin tim, ai vazhdon te me habise me variacionin qe sjell ne lidhjen tone,vazhdon te flirtoje me mua si te ishte ne hapat e para te njohjes, atehere kur duhet te zbulonim cdogje per nj-tj...E ai, vazhdon te me beje te pushoj se lexuari mbas cdo paragrafi qe te marr fryme thelle, te perpunoj ato qe sapo lexova, te shijoj ate ekstaz te momentit, te elaboroj ironine e nderthuar me embelsi...te perpij ate mendje aq te fuqishme.

Nuk kam qene asnjehere femer qe mund te shoqerohej me dike qe s'ishte ne gjendje te flirtonte, dashuronte cmendurisht, pa kufinj, me nje mendje pa limite, me nje 'bastard' te dores te pare qe eshte ne gjendje te beje boten te sillet rreth tije dhe meje, me nje mashkull charismatic, qe 'imponon' heshtje me bisedat e tija te mprehta ne nje rreth njerezish, nje mashkull i rrethuar nga femra por qe ngel mashkulli-i-NJE-femre...

E ne fund fare vazhdoj te pyes veten se cfare kam bere ne jete per te merituar kete njeri? E pergjigja e pyetjes vazhdon ende te ngelet enigme per mua...

Je shume me fat Amor, se meshkujt rralle qellojne te jene kaq krijues dhe me variacione ne nje relation.  Ti je nga ato qe e gezojne rralle kete lloj fati, mbasi djemkat mbeten gjithmone djemkat e mamakave , sado me floke te bardha te behen...

Te pergezoj dhe me behet shume qejfi, por nuk e mohoj qe me bere edhe pak xheloze, se une edhe mbas 25 vjet martese, me duhet akoma te krijoj vete, qe te sjell variacione ne marredhenjet tona thjesht per te kenaqur veten time, jo edhe aq partnerin tim .  Partneri me duhet me shume se ne keto lloj variacionesh qe une krijoj nuk mund te shkoj dot vetem e dashur.

E paci per jete kete dashuri dhe mirekuptim, i cili mbahet i gjalle vetem nepermjet ketyre variacioneve romantike te kendshme.

  Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.