| Forumi Horizont | Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)
dikush e sheh progresin si zhvillim teknologjik, dikush tjeter si zhvillim moral, dikush tjeter si zhvillim komunikimi
sa patetike jane njerezit.. ata jane thjesht qese lekure qe shkembejne tinguj njeri me tjetrin dhe kujtojne se komunikojne.. sa te kufizuar jane.. ata nuk jane si ne marsianet qe bejme shkrirje te mendjeve dhe veprimeve... megjithate ata po perparojne.. kane krijuar komunitete virtuale ku qindra mendime dhe emocione shpalosen per te gjithe.. kane krijuar lojera virtuale ne kohe reale ku qindra vete luajne dhe shkembejne veprime....
(pershtatur)
te gjithe njerezit e kalojne goditjen me te madhe te jetes se tyre kur jane foshnje... nje foshnje nuk e dallon dot realitetin nga fantazia, boten e brendshme nga bota e jashtme.. brenda kesaj enderre ne jemi gjithesia dhe gjithckaja.. megjithese te vetmuar
pak me vone pesojme shokun.. kuptojme qe fantazia s'eshte realitet dhe ky i fundit eshte i vershtire per t'u perballur...ne nuk jemi vecse nje cope mishi e rendomte... por me nje ndryshim .. nuk jemi me vetem..
Shume gjera nuk realizohen ne ate menyre qe i mendojme..C'do vizatim i fjaleve ose boshatisje e dhomave te trurit ..eshte e ndryshme.. ne kete ambjent.Ne jemi te ndryshem.. Kerkojme gjera qe si kemi .. vleresojme ato qe kemi...dhe nuk dime rendesine e ..sepse dicka mungon..
p.s Sa shume mesazhe ,por sa pak vend per nje me shume...
Tek po beja gati valixhen e Tij,-patjeter qe duhej te stivosja dhe parate...
Sa shume xhepa kishte kjo valixhe e vogel,ndonese me peshe te madhe!!!
Rruge te mbare pjese e jetes sime!!!
Nuk ndihem e vetmuar,por disi bosh!Gjithe kjo shtepi te ha shikimin!
-----------------------------------------------------------------------------------------
Deshire kam te fle,-por s`i bindem dot deshires!!!
Me pelqen te degjoj akoma zhurmen e embel te shiut pranveror!
Deri diku jam gjysme e fjetur!Gjysme e lodhur!Gjysme e trishtuar!
shoku i mire
nderkohe qe flisja me ty,mu kujtua nje histori qe me kishte thene para ca kohesh xhaxhai:
ka qene nje ushtar i cili kishte nje shok te vetin duke luftu dhe pas betejes i kerkon leje komandantit te vet qe te dale ta kerkoje.komandanti nuk i jep leje dhe i thote qe nuk mund ta shpetoje dot shokun e vet dhe qe mund te ishte shume e rrezikshme.
ushtari nuk i bindet urdherave dhe del ta kerkoje shokun dhe kthehet duke terhequr trupin e tij dhe vete i plagosur per vdekje.
komandanti i nxehur ne kulm i thote:"te thashe qe nuk e shpetoje dot.pse e bere?"
ushtari i thote "e dija qe nuk do beja dot gje por kur mberrita atje e gjeta gjalle dhe arriti te me thonte "E DIJA QE DO TE VIJE""
nje shok i mire eshte ai qe gjendet gjithmone aty ku ja ke nevojen...shpresoj te jem gjithmone i tille.
ps: 
ditet e fundit kam bere nje zbulim, paksa te cmendur por duke vleresuar cmendurine e zbulimit tim, qe me dha nje buzeqeshje qe s'me iku per disa dite, po mendoja sa shume ndryshojme secili prej nesh, cfare pafundesie mendimesh e boterash e kendveshtrimesh potencialesh talentesh ka tek secili. dhe sa e prekshme eshte qe ne disa raste, gjithe kjo larmi kthehet ne uniformitet, ne imitim, ne boshesi, ne erresire. fundja nuk ka erresira vetem nje nuance? te zezen?
m'u kujtua edhe platoni tek nje shkrim i tij kushtuar Sokratit, mesuesit te tij: qe kur dikush nga ata qe rrinin ne shpella te mesuar me erresiren, doli jashte dhe pa driten e diellit, kur u kthye t'ua tregonte atyre qe s'e kishin pare ende, jo vetem qe s'e besuan.. por e lincuan. LIncimi mjeti me i suksesshem i uniformitetit menderor, i cili mund te marri forma te ndryshme zbatimi, por ne thelb mbetet i njejte. cuditshem se si tipologjite e sjelljes njerezore transplantohen nga prehistoria ne kulmin e modernizmit.
meqe jemi tek plato 
plato besonte qe forma e tokes eshte sferike..... sfera ka nje forme te persosur krahasuar me trupat e tjere gjeometrike...psh ka simetri totale;; permbyll vellimin me te madh per te njejten siperfaqe te jashtme,,,, e te tjera si keto... dhe vazhdon...meqe zoti krijoi token, kete gje kaq te persosur, atehere edhe forma e saj patjeter qe duhet te jete e persosur, dmth sferike.....
qysh kur e kam degjuar kete nga nje profesori im, megjithese nuk besoj ne zot, me ka munduar pyetja.....po sikur te kete te drejte plato ???!!!
Zoti qendron mbi materien e cila perbehet dhe shperbehet. Zoti eshte burimi i gjithe perfeksioneve por gjithashtu eshte edhe jashte konceptit njerezor. Trupi njerezor tashme mund te zberthehet ne pjesezat me te vogla perberese te tij, por misterin e shpirtit shkenca nuk ka arritur ta zbuloje dot.
Aristoteli ka folur per Levizesin e pare i cili eshte shkaktari i te gjithe zinxhirit te levizjeve, por qe vete nuk ka shkak 
.. mendim i castit ..
..
pamundesia e shpjegimit te dickaje nuk shpjegon automatikisht dicka tjeter...
pse duhet te presupozojme qe ka fillim??.. njeriu cdo gje e sheh si me fillim dhe ndoshta mbarim...
| Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.