Forumi Horizont | Gjithsej 437 faqe: « E parë ... « 313 314 315 316 317 318 319 320 321 [322] 323 324 325 326 327 328 329 330 331 » ... E fundit » Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Pjese te preferuara nga filma te preferuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13875)
Before the rain / Prima della pioggia
Maqedonasi Milcho Manchevski eshte regjizori i dyte ballkanas qe me ben per vete qe ne fillim pas Kusturices. Prima della pioggia eshte fitues i festivalit te Venecias e nominuar per Oscar po pertej cmimeve qe s'jane garanci perhere per nje film gjej haptazi nje njeri te te ardhmes. Strukturen e vecante te filmave te tij dhe skenarin do ta shikojme vetem me vone. Nese personalisht jam habitur kur kam pare per here te pare filmat e Alejandro González Iñárritu ky regjizor i ka bere qe ne 1994.
Ne film nderthuren 3 histori e kane lidhje me Ballkanin doemos dhe shqiptaret, zakonet, lufterat e mentalitetin e popujve te tij. E pare me nje sy asnjanes (ndonjeri duke pare kombesine mund te thote apriori te kunderten por objektiviteti nuk ecen perhere ne vije te drejte) por dhe pak fantastik eshte nje pasqyre e njerezve qe jetojne ose jane larguar por qe jane te lidhur pashmangerisht me ate toke. Deshmi qe per te bere filma duhet te njohesh me pare boten per te cilen po e realizon.
Nese jeni kurioze mund te shikoni dhe Dust qe dhe pse nuk eshte i te njejtit nivel s'mund te mos lere pershtypje.
Gjithsej 437 faqe: « E parë ... « 313 314 315 316 317 318 319 320 321 [322] 323 324 325 326 327 328 329 330 331 » ... E fundit » Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.