Forumi Horizont | Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 313 314 315 316 317 318 319 320 321 [322] 323 324 325 326 327 328 329 330 331 » ... E fundit » Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)
Shumë dhashë e mora pak
Zgjuar jam e po ndjej gjumë
Edhe era fryn e mjerë.
Mora pak e dhashë shumë
Këtë nat’ të zezë sterrë.
Mbi mbulesën e nxirosur
Syri i verdhë i hënës-fjetur.
Sa shum’ dhashë…s’ka të sosur,
Ç’ka fitova…hiç ka mbetur.
Veç një dritëz nën hënë
Fshehur qelqit, pas saksisë.
Ndoshta enkas e ka lënë,
Ndezur, vajza e shtëpisë
Shumë dhashë e mora pak,Sot me hënën jam në gjak.
Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 313 314 315 316 317 318 319 320 321 [322] 323 324 325 326 327 328 329 330 331 » ... E fundit » Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.