Forumi Horizont | Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 313 314 315 316 317 318 319 320 321 [322] 323 324 325 326 327 328 » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)
Debati për “Natën e Seksit” ne Kosove... Allahu akbar.
Debati për seksin dhe pjesëtarët e komunitetit homoseksual është bërë shkak i dhunës në pallatin e rinisë në Prishtinë.
Persona të cilët e konsiderojnë të turpshëm dhe antivlerë një aktivitet të tillë shkatërruan tërësisht ambientet në të cilat revista kosovare “2.0” kishte planifikuar diskutimin.
Policia njofton se ka intervenuar për ta vene situatën nën kontroll. Lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar mashkull i cili pas intervistimit me urdhër të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Në vendngjarje janë parë persona që thërrisnin “Allahu ekber”, ndërsa nëpër rrjetet sociale nuk kanë munguar edhe marrja e përgjegjësisë së sulmit nga faqe që i takojnë grupit të tifozëve Plisat.
Kryeredaktorja e revistes Kosovo 2.0 Besa Luci tha se e gjithë idea ka qenë një diskutim i hapur me pjestarë të shoqërisë civile dhe të komunitetit homoseksual për numrin e ri të revistës e cila këtë muaj i dedikohet “Seksit”. Reagimin e një nate më parë ajo e quajti shkelje të të drejtave të njeriut.
“Qëllimi i revistës është seksi dhe seksualiteti është në e trajtojmë edhe komunitetin LGBT po flasim edhe përtej asaj dhe nuk e distancojmë sepse e shohim pjesë të shoqërisë”, thotë Besa Luci, kryeredaktore e revistës “Kosovo 2.0”.
E gjithë tingëllon imoralitet për një grup tjetër personash i cili mblodh te pallati i rinisë pak orë pasi grupi tjetër i maskuar reagoi dhunshëm.
“Akti i mbrëmshëm është shkelje e të drejtave të njeriut, nëse ata persona dëshirojnë të thonë dicka mund të organizojnë por jo të cenojne të drejtën e tjetrit”, deklaroi zonja Besa Luci.
I të njëjtës linjë është edhe Avokati i Popullit. I ndodhur menjehër ne vendin e ngjarjes sami kurteshi ka kritikuar ashpër personat që ndërprenë këtë ngjarje.
Aktivitet ishte paralajmëruar disa ditë më parë. Kundër tij fillimisht kishte dalë një organizatë e quajtur ‘paqja studentore’. Ndërkaq që Pjesë e programit ishin disa filma edukativo arsimor, dhe leximi i letrave të shkëmbyera në vitet e 90-ta nga pjestarë të komunitetit homoseksual. Si pjesë ilustrative kanë shërbyer disa kukulla të zhveshura nëpërmjet të cilave është përcuar mesazhi se sa vështirë është të jesh homoseksual në Kosovë.
Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 313 314 315 316 317 318 319 320 321 [322] 323 324 325 326 327 328 » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.