| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 314 315 316 317 318 319 320 321 322 [323] 324 325 326 327 328 329 330 331 332 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Harro ...
Kjo duhet te jete motoja e nje jete pa barriera. "Harro" duhet te jete nje mekanizem qe na zhvesh ne nga ore te tera impenjuese mes kujtimeve qe jo gjithnje na bejne per te qeshur dhe na clirojne nga brengat. Jo domosdoshmerisht duhet kutjuar gjithcka ne jete. Ka disa gjera qe duhen flakur tutje vetes menjehere. Qe nuk meritojne te depozitohen brenda nesh qe te na grryejne muret e kujteses dhe shpirtit tone , duke na prishur gjumin e nates dhe buzeqeshjen e dites. Nuk duhen mbajtur mend , nuk i duhet kushtuar shume vemendje dhe kohe nga jeta jone,sepse me pas ato kthehen ne barriere. Dhe barriera te nesermen e afert te pengon, te fut nenkamcen dhe te rrezon , te gjyunjezon para nje momenti te jetes dhe te ben te paguash shtrenjte. Gjerat qe ne i konsiderojme te rendesishme dhe qe na japin sadisfaksion jane ato qe na shoqerojne dite pas dite, qe na japin nje arsye per te deshiruar zbardhjen e nje dite te re. Dhe ajo qe eshte shoqerurese e imja e perhershme dhe qe me fal nje motiv dhe nje qellim ne jete nuk ka perse te kujtohet, sepse ajo nuk do te kthehet asnjehere ne nje "kujtim". Njeriu mban mend vetem gjerat e humbura. Dhe gjerat e humbura, jane gjithnje nje motiv i forte shkaterrues dhe lendues. Andaj me mire HARRO........
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 314 315 316 317 318 319 320 321 322 [323] 324 325 326 327 328 329 330 331 332 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.