Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 315 316 317 318 319 320 321 322 323 [324] 325 326 327 328 329 330 331 332 333 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ingmetalboy datë 17 Dhjetor 2008 - 13:44:

Mjaft! Te pakten sot me lini te qete ju zera te paskrupullt mendyshjeje qe rendoni jeten time deri ne embrion. Asgje te qene nuk pati jeta ime nga ky lloj koklavitjeje mendimesh qe zmbrapsin me zor cdo vendim te marre nga uni i shnderruar ne lavieres mekanik. Epshi eshte i veshtire per tu mohuar ndoshta mbase eshte pjella e pare e nenes natyre. Jete e mekembur mes dhimbjesh te shkaktuara nga kujdesi. Gabimet e mija jane te mijat dhe ndoshta nje dite do te mund te eci drejt nga mesimet prej tyre. E di, ndoshta do te perfundoj ne ndonje vrime moskuptimi ku edhe trupi do te me mohoje.
Valle forca e pasigurise me ka vulosur me shpirtrat e humbur te kujteses. Nje dore valle duhet te shtrihet per te me lene te qete kete nate apo humbjet do te kthehen ne fitore nje dite? Boshti lekundet nga akrepat e reres njesoj si nga ato te ores. Mjaft. Hija e te brendeshmeve te mija le te sherbeje sot si skute harrese. Hici le te kumboje brenda ne kete dite te humbur ku cdo fill humbet ne labirinthet e zerave qe nuk ndalojne marshimin e tyre drejt gremines.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 315 316 317 318 319 320 321 322 323 [324] 325 326 327 328 329 330 331 332 333 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.