Forumi Horizont Gjithsej 380 faqe: « E parë ... « 318 319 320 321 322 323 324 325 326 [327] 328 329 330 331 332 333 334 335 336 » ... E fundit »
Trego 380 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Fjalori romantik.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12620)


Postuar nga kotka datë 04 Shkurt 2008 - 20:27:

Mungesa e letrave te dashurise.

Kurre ne jeten time shkrojta letra dashurie, asnjehere nuk pata fatin, qe te isha aq sensitive, qe te perfundoja deri atje sa te shkruaja letra dashurie.

Letra ime e pare ishte kur i shkrojta babait te femijes tim te pare, shokut tim me te ngushte te jetes, se sa shume e adhuroja qe ai me dhuroi ate, qe une per vite kisha deshiruar, krijesen qe me beri te marr emrin NENE.

Ndofta isha frikacake, egoiste dhe nuk doja dashurine me kend ta ndaja, por ta mbaja brenda te burgosur ne vetesine time.

Duke ju lexuar juve me lart dicka me shtyu te provoj dhe une te shkruaj nje leter te tille, por fjalet nuk me dalin kollaj, jane atje te mbledhura ne qeline e trurit tim, dicka formojne aq bukur si ato perlat e brishta, e ndjej edhe pse kane frike e ndrojtje te dalin jashte.  Sa shume dua ti rreshtoj keto perlat e mija te vogla, dhe ti kaloj ne litarin e holle te argjende te jetes time dhe te shoh nese kombinojne aq bukur sa une pandehja.

Do ta provoj..., nuk e di...., por vetem per nje gje jam e sigurt, se te gjitha keto perla jane perla dashurie dhe litari i holle i argjendte, ne te cilin une dua ti kaloj eshte llogjika e jetes time. 

E mire apo e keqe kjo jeta ime, kete akoma une nuk e di.........


  Gjithsej 380 faqe: « E parë ... « 318 319 320 321 322 323 324 325 326 [327] 328 329 330 331 332 333 334 335 336 » ... E fundit »
Trego 380 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.