Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 318 319 320 321 322 323 324 325 326 [327] 328 329 330 331 332 333 334 335 336 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga Balerina datë 15 Dhjetor 2010 - 02:10:

i them vetes qe nuk ka me bukuri ne jete tashme, u rrita. Turma zhgenjimesh vertetuan teoremen e jo-deshiruar: nuk ka me naivitet e pafajsi.

Nuk eshte me kohe e pershtatshme per perralla me mbret.
Leri endrrat rehat, si hiri i te kaluares qe jane.
Pergatitu per gjembat e ferrave - lendina me lule u vyshk, u tha, arome nuk kundermon me dhe magji idealesh s'ka...
E verteta eshte e perkohshme dhe nje iluzion.
Shprese? Perzemersi? Besnikeri? E ke mendokan te genjejne dhe njehere keta?
Mahnitjet foshnjore me bukurine e shpirtit te njerezve ishin thjeshte pasqyra qe reflektonin deshirat e tua per nje bote me te bukur.
Pasqyrat u thyen dhe duart u cane nga mprehtesia e tehut te copezave te tyre. E kush ngeli pas per te te lepire plaget pervec teje?

***
Ne kafene, nje te qeshur zhurmuese e te parregullt degjoj. Si ish-idealiste e kthyer ne cinike, ngrej koken te shoh me vetullat e ngrysura qe leximi i problemeve te botes kaq paturpshem u nderpre. Me syte gri te turbulluar - ka shume kohe qe shiu i pafalshem dhe mjegulla kane zene strehi ne iriset blu - hetoj te pranishmit per te identifikuar te qeshuren e parregullt.
Nje cast i vetem, nje person i huaj qe nuk ishte koshient se sa impakt kishte parregullsia e qeshjes se tij, riktheu blune ne syte e mi, qe me kishte munguar per kaq shume kohe. Me duart e cara nga ftohtesia e stines, po perpiqej te falenderonte dike ne menyren me njerezore qe kisha pare ndonjehere: me ndjenje, jo me llafe. Qeshte ne menyre imperfekte edhe pse nuk mund te degjonte tingujt qetesues te muzikes, renkimet e zogjve, freskine e shiut, te qaren e pare te nje femije, apo qeshjet dhe psheretimat e vetvetes. Ne ate milisekond njerezimi te paster nuk ndjeva me te cara, gjemba, dhe nuk ishte me gri ne syte e mi. Mu kujtua qe jo cdo gje e bukur eshte nje iluzion, sepse ne ate moment isha deshmitare e dickaje vogelsisht te mahnitshme.


Po, e qeshura e nje te shurdheri me kujtoi te shoh bukurine e shpirtit te njerezve.


  Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 318 319 320 321 322 323 324 325 326 [327] 328 329 330 331 332 333 334 335 336 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.