Forumi Horizont Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)


Postuar nga Mister_DXP datë 05 Gusht 2007 - 17:59:

 

Faleminderit Bleta

.
 
....Kujtimesh u përhumba
 
 
Kujtimesh u përhumba sypafjetur;
Kërkova faqendezur gjer në skaj.
Mes udhësh e mëdyshjesh veç kam mbetur,
Si breshka që tërheq shtëpin e saj.
 
Vështroj dhe syr’ i veshur më venitet
Si qielli midis avujsh tutje rrjedh
Dhe s’di si fshihet jeta nëpër vitet…
…Si vitet jeta heshtur po mi vjedh.
 
Kujtimeve u shtriva, që të gjeja,
Diçka që më përket e dot s’e marr;
Si reve flakëron e vdes rrufeja
Si bryma shkrin e thahet përmbi varr.
 
As gjeta as dhe mora diç të vyer,
Çka shkoi tutje. kurrë s’ka të kthyer. 
  
 


                           Gusht 2007  Sot ne mengjes

 

DXP


  Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.