Forumi Horizont Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mesazhe dashurie (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=287)
-- Lotet e pritjes...! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14740)


Postuar nga Zani datë 28 Dhjetor 2008 - 14:07:

Re: Zani i zemres....!!!!

Citim:
Po citoj ato që tha LoTi_DaShUrIsË
Zëri i zemrës.....

Të thërriste, por ti se dëgjoje,
të këndonte, por ti se dalloje,
të qetsonte sa herë,
të përmallonte përherë..

Të dha shpresë,
të dashuroj, të gëzoj,
të la shumë mbresë..
të lumturoj, s'të hidhëroj,
të buzëqeshi, kurrë s'të lëndoj.

Nëpër heshtje e vuajti,
dashurinë e shtrenjtë..
thellë në vete e ruajti,
edhe pse ishte e zbehtë!

Heshtja e kaploj,
sa dhimbje e mbuluan,
nëpër plagë mbijetoj,
sa herë që e tradhëtuan.

Të dha vullnet të jetosh..
në jetë, me qëllim mos të gabosh,
të tha gjithmonë se të adhuron...
kishte frikë, zemrën mos t'a lëndon.

Eh, zëri i zemrës kishte shumë........

---

P.s. Zani miku im, me i nderuar dhe me i respektuar..
Edhe pse pake me vonese po le nje shkrim, nje date ketu per ty,
tani shfrytezoi rastin te te pershendes nga zemra..dhe kerkoj falje per vonesen!
Sonte mora kohe me shume te te lexoj me te gjitha,
se çfare ke shkruar deri me tani....
Komplimentet e urimet e mia per ty nuk pershkruhen ne fjale.
dhe tashme i dine te gjitha ato çfare mund te te uroja per ty.....
Vertet me mungojne fjalet ne kete moment...
Sikur ta kem ne kete moment dikend te ma mbyllte nofullen time
qe me mbeti hapur...
U zhyta ne lexime dhe perfundova ne lote..

Miku im me i mire zani i zemres,
nga zemra te deshiroj gjitha te mirat e kesaj bote...

Komplimente dhe respekte me mijera here
per ty nga mikja yte Loti !!!!!!!!!!!!!



O Loti ...!
Une,
Te falenderoj shume perzemersisht...
Per cdo fjale qe ke shkru...
Fjala,shkrimi jote ketu ...
Me kaq kuptim ....
Shume ,shume me nderoi...
Nga perjetimi qe ke ndjer ...
Ne fjalet e mia te shkruara ketu ....
Jo ne menyren profesionale ...
por ne menyren ...
Siq me ka ndje shpirti,ashtu dhe  kam shkruajtur!


Ku do qe je ,e pakt me duket fjala FALEMINDERIT!
Paq doren e mbare ,shpirti dhe mendja Yte ...
Qofshin burim i pa shterrur...


Mire u lexofshim Mike e respektuar! 
Me shume respekte per Ty
Zani i Zemres!


  Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.