Forumi Horizont Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- " Mirë se vini në botën time të poezisë.." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16490)


Postuar nga Zani datë 10 Nëntor 2008 - 15:25:

Citim:
Po citoj ato që tha LoTi_DaShUrIsË
Qesh Shpirt!

Qesh Shpirt qesh,
Dhimbjen, Lotet, Trishtimin,
lermi mua!
( tashmë ato më njohin..,
e nuk më kafshojnë më... )

Qesh Shpirt,
Nëse nuk do që unë të vdesë
sepse e qeshura jote është jetë për mua.

Qesh Shpirt,
Sepse ndoshta do të qesh dhe unë...

Qesh o Shpirt qesh
pash sytë e ballit,
qesh ti e unë do ja marr vajit.

Qesh Shpirt
!




Që kur Ty
T'përcolla ...
kam harru të qesh...
e qeshura më ka mbet
Në Ty ...
Prej çastit që ke shku
Njoha plagen e vuajtjes ...
Kam mbet peng ...
i fjales dhe besnik i dashurise sate...
e qeshja ka harru të kthehet në mua!
Qeshja ime jeton me Ty...

Ah, ajo vjen bashk me Ty
Kurr më pa Ty ska qeshje...
Qesh Ti....
Edhe per mua shpirt!

Të kater stinët
N'dimër i kalova
akulli kurrë s'u shkri
Gjithmone të mbulova
Me dashuri...!
Ti shkove ....
N'pakthim...
Më le lotet n'kujtim...

Si spate mëshire
Të pakten sytë ...
Të mos m'i lësh mbyllë...
Me sy çelë....
Veq ërrsira ....
M'banë shoqerim,pa Ty...!


Te flm shume Loti i Dashurise ....!!

Zani...!
10.Nëntorë.'08


  Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.