Forumi Horizont Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)


Postuar nga ADELAIDA datë 23 Shtator 2003 - 22:09:

Nje kujtim........

Shiu vazhdon te trokasi pas xhamave te dritares...Vetmia helmon cdo qelize te trupit tim.Duke te pritur ty cdo gje hesht pa kuptim...Lotet perkedhelin faqen e rrudhosur nga trishtimi,jeta me perqesh....Ne muret pajete te kesaj dhome ende ndihet frymemarja jote qe thyen monotonine boshe te saj.Tashme ti je larguar kushedi se ku por shija e hidhur e qenies tende e mundon ende kete shpirt te pervuajtur ,qe vetem per inerci te fatit vazhdon te jetoj.Ti je i rritur brenda shpirtit tim dhe eshte e veshtire per t`i thyher hekurat e forta qe e rrethojne ate....ti do te mbetesh perhere aty i mbrojtur nga stuhia e kohes...Erresira gllaberon cdo grimce jete dhe une harroj te shoh pertej atje ku dielli serish buzeqesh ,atje ku bashkemoshataret e mi perpiqen qe me hovin e tyre rinor te mund te ndalin vrullin e kohes.....Perplas koken mbi derrasen e ftohte te deres per te ndjere fort dhimbjen e te qenit gjalle.....Rrezoj mbi dysheme cdo gje qe thyhet per t`i dhene sadopak ritem kesaj dhome....ku enderrat rine varrosur bashke me kohen qe iku......................


23.09..........


  Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.