Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
vazhdoj te te shoh ne enderr. pyes veten time pse? shpjegimi i vetem qe mundem t'i jap eshte qe endrrat mesaduket mbeten te paprekshme nga realiteti. nje hapesire jashte konceptit kohor, nje perjetim i paperseritshem ne forme ne trajte ne intensitet ne ndjenje ...
ajo qe nuk kuptoj eshte pse fiksohem pas te paperseritshmes pse nuk bej nje hap perpara .. ne realitet e kam bere kam ecur, ne tru jo..... ne tru kam mbetur e fiksuar....
kesaj pyetjeje retorike nuk ja kam gjetur pergjigjen plotesisht ndoshta nje shpjegim eshte qe si ka gjera te paperseritshme ka dhe persona te paperseritshem e ndoshta veshtire te gjendet nje i dyte si ty, me te gjitha kombinimet e tua, ndoshta veshtire te gjendet nje i dyte si ty i cili me ka bere te lumtur ne gjithe kompleksitetin tim femeror...
vazhdoj kerkoj por gjithnje i bej krahasimet me ty.... ndoshta eshte gabim.. ndoshta duhet te pushoj te beri krahasime dhe te perjetoj gjera te reja........ por je si pike reference, pika qe nese dua te kuptoj gjerat rikthehem ne ate qe kam perjetuar ne thellesine e komunikimit. eshte ajo qe kerkoj por a do gjendet nje i dyte me te cilin te ndihem kaq e plotesuar sa me ty? ...........
te dergoj nje puthje edhe pse nuk do te te vije.......
Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.