| Forumi Horizont | Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit » Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- "uNe dhe "tI" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1026)
Citim:
Po citoj ato që tha Lozonjare
hahahahah neper citat qe jane te perkthyera ne shpirtarat e poetve tane te pazbulauar rrusho...........

Hmmm!
Sonte qielli u stolis
nata me hene u llamburis
qyteti im pushon me hene e yje
ndersa mendja ime udheton
ne mendime te pafundme dashurie.
Nate pa gjume
nate me endrra erotike neper qiellin shqiptar
dua ca vargje te ve ne radhe
ca vargje per portretin e goces pa emer.
Pena ngjyros dhe gervisht letren e bardhe:
goce, me sy bojeqielli
jam goditur thelle tek ti
ti je nje yll me plot drite.
Ate nate kur rrezellente bora
a te kujtohet dashuria e pare
kur ne te dy shkarkonim ne buze
puthjen e pare.
Plloshtani po vazhdoj frymezimin tend!!!
Une dhe Ti
Mos ja prish bukurine dites
qe enkas per ne agoi...
lere shkelqimin e diellit
mbi fytyra t'na rrezatoje,
leri ujrat e kristalta
rrjedhen e tyre te vazhdojne,
leri lulet te hapin gonxhet
me arome te na parfumojne
leri te lire zogjte zabeleve
nje kenge per ne te kendojne..
Mos ma prish bukurine e dites
pafundesisht ate ta jetojme..
Une dhe Ti, le t'jemi refreni i dites
Une dhe Ti, kete kenge ta titullojme..
Mona merre muzen dhe poste, sepse je numer NJE e!
E,e! Kjo eshte nje freski e shpirtit tim, te lumte moj e dashur. Paske nje tru qe peshon goxha, paske dell te mire poezi, jeni per t'u lavderuar shume, sepse i pjell poezite me strukture te vecante poetike. Te lumte, Me rrofsh!!!
Shume faleminderit plloshtani!
Une dhe Ti
Ne se dikush te pyet :
Kush diellin Mones I dhuron?
pergjigjja jote I dashur do t’ishte:
-Kush vec meje? Jam dielli qe ndricoj!.
Ne se hena kapricoze
harkuar mbi vetulla qendron
“Padyshim i dashur”
Ti je diell e hene , qe me ndricon
Ne se ujrat ne syte e mi gurgullojne
Kaltersine , thellesine me burojne
pergjigjja jote perseri do t’ishte
-Jam Une, ai qe bukurine te dhuroj!
Ne se dielli papritur do t’largohej
dhe hena kapricize gjithashtu
pergjigjja jote do te ishte
-Ti je fajtore, pse gjerat shkojne keshtu!
Ne se ujrat kalteroshe
Ngjyren humbin, qetesine
Per ty I dashur jam fajtore
Si gjithmone do te thuash Ti
Ne se ditet miresine mbartin mbi vete
Padyshim qe autori je Ti
Po c’ndodh kur miresia s’ecen
Atehere sigurisht,autori jam Une.
E, e Mona shume bukur me kenaqe. Pastaj me kete te kap ende me ndryshe, edhe me te perkryer, sepse perdorish simboliken e hutuar. Vazhdo do te gjejsh rrugen e poezise dhe me siguri do ta fitosh edhe titullin poete. Per kete une nuk dyshoj, madje e ke perkrahjen time, per cdo gje aty jam. Me kap ku dua te dal e!
Rrofsh Mona e paharruar. shihet se keni miresjellje te vecante, dhe keni te zhvilluar goxha prekatarine, dhe i zmadhoni pasionet tua me dashuri te gjale. RROFSH!!!
Ruani keto poezi, dhe ne email m'i dorezo, per t'i kontrolluar poezite tua kaq te bukura....
Po vazhdoj aty ku na mbeti e Mona
Ne kete qetesi te zhurmshme
jam pa mend ne koke
sepse vargjet tua te arta
ma shkruajn formulen e dashurise
dhe ngadale gjesh rrugen e zgjidhjes
per t'u pluskuar ne mendje si nje artiste qe lesh
gjurme te thelle dhe te pashlyeshme
ne kafken time te "hutuar"
dhe tanime ke nje lidhje te plote
Mona!........
nje lidhje te forte ne litarin e dashurise se plote
qe s'e keput dot as engjelli i zi
dhe kurdohere do te lidhesh
ne dashuri dede
dhe ashtu si Engjellushe e bardhe
do te fluturojsh e lire neper hapesire
drejt kufirit te shpirtit tim
dhe do te ndeshesh
me nje emer te plote
Plloshtani dhe Mona
ne dashuri te plote.
Me respekt te veçante nga Yti Plloshtani

Re: Po vazhdoj aty ku na mbeti e Mona
Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Ne kete qetesi te zhurmshme
jam pa mend ne koke
sepse vargjet tua te arta
ma shkruajn formulen e dashurise
dhe ngadale gjesh rrugen e zgjidhjes
per t'u pluskuar ne mendje si nje artiste qe lesh
gjurme te thelle dhe te pashlyeshme
ne kafken time te "hutuar"
dhe tanime ke nje lidhje te plote
Mona!........
nje lidhje te forte ne litarin e dashurise se plote
qe s'e keput dot as engjelli i zi
dhe kurdohere do te lidhesh
ne dashuri dede
dhe ashtu si Engjellushe e bardhe
do te fluturojsh e lire neper hapesire
drejt kufirit te shpirtit tim
dhe do te ndeshesh
me nje emer te plote
Plloshtani dhe Mona
ne dashuri te plote.
Me respekt te veçante nga Yti Plloshtani
.
Citim:
Po citoj ato që tha mona
Ulur buze detit kete nate magjike'
Nen nje qiell , yjesh vezulluese
Enderoj perhumbur ne kerkim te engjellit
------(engjellit tim shnderuar ne Yll).
Dallget shushurisin, nga endrrat te me zgjojne
Here me lagin kembet, here sterkala leshojne
E une perseri perhumbur, yllin tim kerkoj...
Ti mes yjesh, me sheh, me degjon, e une te pyes: C'fare ben?
Ikjen pse zgjodhe? Kaq larg pse qendron?
Po mbledh shkronjat e para
UNE DHE TI ato krijojne
Jeta mizore vertet na ndau
Por shpirtrat jo,ato bashke jetojne!!!!
((((Une dhe TI))))
| Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit » Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.