Forumi Horizont Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Pjese te preferuara nga filma te preferuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13875)

Postuar nga Tulipani datë 25 Shtator 2009 - 04:07:

L'uomo perfetto

ehh kush do ti rezistonte ketij protagonistit

fundi i filmit prandaj nese se keni pare rrezikoni ...

Postuar nga Tulipani datë 27 Shtator 2009 - 18:29:

Before the rain / Prima della pioggia

Maqedonasi Milcho Manchevski eshte regjizori i dyte ballkanas qe me ben per vete qe ne fillim pas Kusturices. Prima della pioggia eshte fitues i festivalit te Venecias e nominuar per Oscar po pertej cmimeve qe s'jane garanci perhere per nje film gjej haptazi nje njeri te te ardhmes. Strukturen e vecante te filmave te tij dhe skenarin do ta shikojme vetem me vone. Nese personalisht jam habitur kur kam pare per here te pare filmat e Alejandro González Iñárritu ky regjizor i ka bere qe ne 1994.

Ne film nderthuren 3 histori e kane lidhje me Ballkanin doemos dhe shqiptaret, zakonet, lufterat e mentalitetin e popujve te tij. E pare me nje sy asnjanes (ndonjeri duke pare kombesine mund te thote apriori te kunderten por objektiviteti nuk ecen perhere ne vije te drejte) por dhe pak fantastik eshte nje pasqyre e njerezve qe jetojne ose jane larguar por qe jane te lidhur pashmangerisht me ate toke. Deshmi qe per te bere filma duhet te njohesh me pare boten per te cilen po e realizon.

Nese jeni kurioze mund te shikoni dhe Dust qe dhe pse nuk eshte i te njejtit nivel s'mund te mos lere pershtypje.

Postuar nga Roi datë 28 Shtator 2009 - 03:34:

Re: L'uomo perfetto

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani

ehh kush do ti rezistonte ketij protagonistit

fundi i filmit prandaj nese se keni pare rrezikoni ...

Hmmm, ti ajo qe ke thene kete frazen e meposhtme..

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani

Duhet te keni parasysh nje gje: ku luan kjo Laura Chiatti te jeni te sigurte qe filmat jane Moccia-Generation ... une fus te kjo kategori filmat tip 3MSC, Scusami ma ti chiamo amore, Scusami ma ti sposo, Come tu mi vuoi dhe ai skandalozi Ho voglia di te (qe luan po kjo) filma qe per 10 minuta i con para prapa e ja e pe.

Me fal po keta filmat Moccia-generation,pervecse trames,permbajtjes e menyres se xhirimit,kane dhe nje gje te perbashket qe me siguri ka ndikuar pozitivisht jo pak kete kategori filmash qe ti permende...ate protagonistin,ai tipi per te cilin adoleshentet (dhe me sa kuptoj jo vetem ) jane gati te shkulin floket...si e ka emrin se s'po me vjen.... ai pra,simboli per eccellenza i kategorise se filmave Moccia-s....

Ps: e mo, come la mettiamo ?? kshu qe here tjeter te lutem mos ma shaj Lauren se paske edhe ti ato "njollat e tua ne biografi" :p

Postuar nga Tulipani datë 28 Shtator 2009 - 17:26:

Citim:
Po citoj ato që tha Roi

Hahaha une njolla kam sa te duash. L'uomo perfetto kur e kam vene kish me shume vlere afektive ne ato momente se sa vlere kinematografike. Une Lauren se shaj por po pres ndonje film ku ajo luan dhe nuk paraqitet si dite pune se ska c'te beje tjeter :p
Megjithate nese te qellon ta shikosh do ta kuptosh se s'eshte film Moccia-generation dhe pse protagonisti eshte i njejte. Ai cuni atje lart? Hmm une floket ... per ke? Mah kush me merr vesh :p

Postuar nga Roi datë 30 Shtator 2009 - 01:57:

Re: Before the rain / Prima della pioggia

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani

Ne film nderthuren 3 histori e kane lidhje me Ballkanin doemos dhe shqiptaret, zakonet, lufterat e mentalitetin e popujve te tij. E pare me nje sy asnjanes (ndonjeri duke pare kombesine mund te thote apriori te kunderten por objektiviteti nuk ecen perhere ne vije te drejte) por dhe pak fantastik eshte nje pasqyre e njerezve qe jetojne ose jane larguar por qe jane te lidhur pashmangerisht me ate toke. Deshmi qe per te bere filma duhet te njohesh me pare boten per te cilen po e realizon.

Hmmm,me duket se kete filmin e kam pare nje nate shkarazi nga Rete4,por s'jam shume i sigurt ! Fliste per nje sllav qe kthehej ne fshatin e vet, nga nje vend ne mergim ku kish kohe qe rrinte,dhe qe qendet perballe nje situate vertet te veshtire pasi familja e tij ishte ne hasem me nje familje shqiptare !
Shume s'e mbaj mend,por me kujtohet qe ata shqiptaret i nxirrnin vertet si te eger,plus edhe te veshur me kostume tradicionale !Shqipo me veshje te tilla vetem ne ndonje fshat te harruar nga perendia mund te gjesh ! Nuk perfaqesonte aspak nje shqiptar mesatar, plus mbaj mend nje skene ku ishte nje shqipo qe i thoshte ketij protgonistit shqip " do te therr..." Nga ana tjeter dhe sllavo-maqedonasit nuk dilnin si shume paqesor...

Per mendimin tim rregjizori s'eshte treguar dhe aq asnjeanes,sado qe eshte munduar te tregoje te kunderten,por ndoshta pikpamja e tij personale e ka tradhetuar ca ! Nga ana tjeter dhe ne nuk eshte se jemi rraca me paqesore dhe pasive ne glob

Postuar nga Tulipani datë 30 Shtator 2009 - 03:28:

Po ai eshte, epo e ke pare shkarazi prandaj. Ngjarjet nuk zhvillohen ne ditet tona filmi eshte bere ne 1994 e regjizori shkon prapa ne kohe kur protagonistet ishin te rinj prandaj llogarite dalin. Shqiptar mesatar ska per mendimin tim dhe ai ska dashur te paraqese ate. Rendesia e filmit qendron pikerisht se te eger a te shpellave ai eshte nje realitet qe na ka perkitur e na perket ne raste te vecanta dhe ne ditet e sotme, e zotesia per ta paraqitur pasqyren e 2 popujve (maqedonasit si tregon me te mire) personalisht me duket e arrire. Gjithsesi tani asnjanes fare ska se ndryshe te gjithe krijimet kinematografike do ishin vije e drejte

Postuar nga Fajtori datë 12 Tetor 2009 - 03:08:

Dog day afternoon (1975)

Nje nga filmat e koleksionit tim, ku Al Pacino le me goje hapur per akterimin. Bazohet ne historine e vertete te dy djemve qe donin te grabisnin nje banke ne NYC ne 1972. Tre vjet me vone prodhohet filmi.

Postuar nga AngelDevil datë 12 Tetor 2009 - 15:25:

me pelqen Al Pacino e ky film jashtezakonisht, pjesa me e preferuar ajo kur ben "avokatin"

por dhe kjo pjese seshte keq

Scent of a Woman

Postuar nga al74 datë 12 Tetor 2009 - 22:52:

scent of woman" nuk copetohet...merret ashtu sic eshte dhe e fut ne koke. cdo skene te tij leksion per jeten.
Al Pacino - c'mund te thuash....i admirueshem!

Postuar nga dylan datë 12 Tetor 2009 - 22:56:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
me pelqen Al Pacino e ky film jashtezakonisht, pjesa me e preferuar ajo kur ben "avokatin"

por dhe kjo pjese seshte keq

Scent of a Woman

ca me pelqen ky dansi kshu o zot

di ta beje ndonje

  Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.