Forumi Horizont Gjithsej 75 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 3727 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18332)

Postuar nga dylan datë 11 Qershor 2011 - 17:13:

hosha po firr zanin

Postuar nga Eria datë 11 Qershor 2011 - 18:06:

Mrekulli!

Postuar nga bruni22 datë 11 Qershor 2011 - 18:31:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Mrekulli!

U ndez makina??

Postuar nga Eria datë 11 Qershor 2011 - 19:14:

Citim:
Po citoj ato që tha bruni22

U ndez makina??

Jo akoma!

Postuar nga RAIMONDI datë 11 Qershor 2011 - 19:23:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria

Jo akoma!

Ndize me te shtyre .....

--E ke parasysh si behet ??..... thoji dikujt ta shtyje ndersa ti ne timon futi marshin e dyte
dhe mbaje kemben tek freksioni dhe ne moment qe merr ruge makina hiqe kemben nga frexioni menjehre ...dhe ja u ndez makina .......

--Atij qe shtyu makinen thuaji ..Bye loooooooooooooooooooool

Postuar nga Glaukus datë 11 Qershor 2011 - 21:31:

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Provoj perseri, provon dhe ti por rezultati eshte i njejte. Nuk fitova une, nuk fitove ti. Shtyjme te njejten makine qe nuk u nis, nuk funksionoi kush e di pse.. duhet te jete bateria sepse benzine ka, premisat per te shkuar larg ishin. Shtyjme dhe flasim, fjalet e tua kaq te mprehta, te miat kaq te turbullta. Mendoj: po te them njemije fraza tani, por do te doja te te thoja vetem nje, e nuk ia arrij.

dite te shtune me kto mendime , qielli gri me duket sot andej nga lagja e Heyt

Postuar nga ~Enigme~ datë 11 Qershor 2011 - 21:49:

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus

dite te shtune me kto mendime , qielli gri me duket sot andej nga lagja e Heyt

Pse dolce eshte heyD? Hajde nje puthje te 2ve atehere per qefin e kohes se gri eshte dhe ketej nga lagjet tona.

Postuar nga BIONDIA datë 11 Qershor 2011 - 22:35:

M.C Sa e gjate me eshte duk kjo e shtune ...

Postuar nga Dulcis in Fundo datë 12 Qershor 2011 - 01:23:

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus

dite te shtune me kto mendime , qielli gri me duket sot andej nga lagja e Heyt

Te thuash gri eshte pak.. po ky shiu paska qene fare i pameshirshem..

Enigma

Postuar nga cecilia datë 12 Qershor 2011 - 01:49:

Ashtu edhe une.

Postuar nga Ana1 datë 12 Qershor 2011 - 05:53:

sa bukur kercejne te dy!

Postuar nga BIONDIA datë 12 Qershor 2011 - 12:22:

m.c Me shume se qeshor duket sikur jemi ne nentor mungojne vetem i krisantemi qe ti cojme ne varreze ...kohe qe ta shpif

Postuar nga Eria datë 12 Qershor 2011 - 15:33:

Mbaroi!

Postuar nga dylan datë 12 Qershor 2011 - 17:52:

mall

Postuar nga bruni22 datë 12 Qershor 2011 - 18:49:

Si parte!

Postuar nga Ana1 datë 13 Qershor 2011 - 00:23:

duke loz ne IPad

Postuar nga Eria datë 13 Qershor 2011 - 00:24:

Mezi po pres te marten!

Postuar nga Vizioner datë 13 Qershor 2011 - 10:05:

Duheshin dhe keto tre ditet e pushimit.
Shijojme dhe sot diten e trete.

Tani po &

Postuar nga amor alucius datë 13 Qershor 2011 - 22:16:

Highly engineered, natural contours, smooth profile, sheer center,...A damn strapless bra! Hajde terminologji, hajde!

Postuar nga Vizioner datë 13 Qershor 2011 - 22:32:

--------->

Postuar nga AngelDevil datë 14 Qershor 2011 - 01:47:

Citim:
Po citoj ato që tha Ana1
sa bukur kercejne te dy!

kush?

Postuar nga Antip@tre@ datë 14 Qershor 2011 - 02:02:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

kush?

sa kurioze kjo

Postuar nga AngelDevil datë 14 Qershor 2011 - 02:19:

Citim:
Po citoj ato që tha Antip@tre@

sa kurioze kjo

kot per muhibet pieta

Postuar nga Glaukus datë 14 Qershor 2011 - 04:41:

mmmmmmm paska marre me shume nga i jati me duket i dhant zoti shnet e jete ............... kuptohet edhe mamit tvet

Postuar nga Deb* datë 14 Qershor 2011 - 04:56:

Glak si per koencidence edhe kjo cupa ime babit te vet i ngjan.

Postuar nga lost_soul datë 14 Qershor 2011 - 09:44:

Te harxhoj kohen kot; menyra ime e preferuar per te kaluar kohen.

Postuar nga Fajtori datë 14 Qershor 2011 - 12:40:

MC: Si kalojne vitet pa kuptuar. Duket si dje kur fitoi Obama, por vitin qe vjen SHBA eshte prape per zgjedhje presidenti.

Postuar nga BIONDIA datë 14 Qershor 2011 - 12:52:

m.c Kisha nevoje per kete zgjim kaq fantastik ne kete ore kaq te vone ...mirmenjes Faje

Postuar nga Piktor datë 15 Qershor 2011 - 00:22:

Po lexoja nje shkrim te je profesori amerikan dhe ajo qe me futi ne mendime ishte menyra e tij e te gjykuarit. Konceptimi i realitetit dhe gjykimet qe bejme ne, shperlarje natyrale e trurit , çeshtje pershtatshmerie, te jetosh me situaten produkt i nje shoqerie qe menjanon lirine e mendimit duke e ndrydhur me "te mirat" pa e "kuptuar" qe ne realitet jemi viktima.
Me pak fjale eshte shoqeria qe vendos mbi individin dhe sado perparime te beje ai eshte gjithnje i detyruar te dorezohet dhe ti bindet asaj.

Postuar nga AngelDevil datë 15 Qershor 2011 - 00:38:

Sa bukur flisni ju piktoret....asigjo smorra vesh

Postuar nga AngelDevil datë 15 Qershor 2011 - 00:39:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Te harxhoj kohen kot; menyra ime e preferuar per te kaluar kohen.

peshon me shume ajo kur eshte bosh degjome mua

Postuar nga Piktor datë 15 Qershor 2011 - 01:10:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Sa bukur flisni ju piktoret....asigjo smorra vesh
E e vertete sepse edhe une se morra vesh hiç ate profesorin, por nuk ka rendesi, rendesi ka te bejme sikurse e kuptuam.
Ai duket sikurse jeton nja tre a kater shekuj te kaluar dhe duket sikurse flet me ufot.

Ps: mos me thuaj se nuk more vesh asigjo as ket here.

Postuar nga AngelDevil datë 15 Qershor 2011 - 01:14:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
E e vertete sepse edhe une se morra vesh hiç ate profesorin, por nuk ka rendesi, rendesi ka te bejme sikurse e kuptuam.
Ai duket sikurse jeton nja tre a kater shekuj te kaluar dhe duket sikurse flet me ufot.

Ps: mos me thuaj se nuk more vesh asigjo as ket here.

ehe UFOt jane zbuluar qe para 3-4 shekujsh e kapisha

Postuar nga Piktor datë 15 Qershor 2011 - 01:31:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

ehe UFOt jane zbuluar qe para 3-4 shekujsh e kapisha

Qe ta thjeshtojme problemin. Njeriu imiton qenin por nuk mund te lehi kurre si nje qen, qeni nga vete natyra nuk mund te flase, ufot as lehin as nuk flasin si ne, kupton qe behet fjale per xheste, tani problemi eshte kush eshte qeni ne kete rast njeriu apo ufo? Njeriu moralisht do thoje se me duhet te sillem me te si me nje kafshe mirpo ketu dalim ne aspektin se kafshet jane dhe te buta dhe te egra, keshtu qe ndryshe sillemi me njeren pale dhe ndryshe me tjetern, plus te mos harrojme se njeriut i jane dashur mijra vite te zbuse kafshet, ama me deshiren natyrale instiktive te kafsheve sepse ndryshe nuk do kishim apo egzistonin kafshet e egra sot. Ne kete kuptim sipas profesorit ne fjale, varte se cila "kafshe" kemi per rrisk dhe sa shekuj duhen per tu kuptuar me ta.
Ne fund ngre dhe hipotezen egzistojne realisht ufot???

Postuar nga AngelDevil datë 15 Qershor 2011 - 01:34:

ska asnje problem ketu Piktoro... ka te beje me superioritetin njeriu eshte me superior se qeni si dhe UFOt jane me superiore se njeriu....mgjate kemi akoma shprese kur shkenca te zbuloje sesi mund te funksionoje truri i njeriut me 100 % kapacitet te plote atehere mund tjua kalojme UFOve... sigurisht qe egzistojne ka mjaft prova per kete nuk eshte me hipoteze

ndalo se lexuari ate liber po budallallepsesh

Postuar nga Piktor datë 15 Qershor 2011 - 01:39:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

ndalo se lexuari ate liber po budallallepsesh

Flm per keshillen, do ta kem parasysh here tjeter sapo e mbarova, me duket sikurse shpetova

Postuar nga Antip@tre@ datë 15 Qershor 2011 - 02:09:

perfundimisht gjumi ka humb rrugen sonteeeeeee
ufaaaaaaa

Postuar nga BIONDIA datë 15 Qershor 2011 - 02:41:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Antip@tre@
perfundimisht gjumi ka humb rrugen sonteeeeeee
ufaaaaaaa

dhe i imi ....

Postuar nga Fajtori datë 15 Qershor 2011 - 03:25:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

ska asnje problem ketu Piktoro... ka te beje me superioritetin njeriu eshte me superior se qeni si dhe UFOt jane me superiore se njeriu...

Na ca drejtimi njeriu eshte superior ndaj qenit? Te pakten ne nuhatje qeni eshte nja 10 here me superior. Nuk ka asnje kafshe ndaj te ciles njeriu te jete 100% superior. Njeriu eshte vetem nje lloj kafshe, qe ka bindur veten se eshte mbi te gjithe dhe gjithcka. Pastaj ka shpikur ca qenie inexistente (UFOT dhe Zotin) te cilet ne teori jane superiore. Por ne fakt kjo tregon veten nevojen arkaike te njerezve per te qene inferiore ndaj dickaje me cdo kusht. Vetem se nuk pranojne te jene inferiore ndaj kafsheve te tjera.

Marrim nje shembull. Viruset jane ne kufirin e qenies se gjalle. Disa autore nuk i konsiderojne gjallesa, sepse nuk arrijne te riprodhohen vete, as te jetojne vete, nuk kane mitocondri, etj. Qe thoni ju viruset mund te fitojne kollaj mbi njeriun, mund te zhdukin miliona njerez brenda vitit. Kjo ka ndodhur me AIDS, e mund te ndodhte me SARS, me gripin e pulave, apo me lopen e cmendur, e cila perhapi nje virus qe shkakton sindromen Jacob Creutzfeld. Pra gjithe ky superioritet njerezor para ca viruseve eshte asgje. Tani se fundmi jane zbuluar baktere qe jane rezistente ndaj cdo antibiotiku. Nese keto behen aktive dhe krijojne epidemi, njerezit kthehen 100 vjet perpara kur nuk ekzistonte penicilina dhe vdisnin per nje cjerrje.

Mos flasim gjera retorike per te qene ne teme. Njerezit jane vetem nje lloj kafshe ne kete planet. Madje nje kafshe e rrezikshme qe po zhduk gjithe te tjerat dhe veten e saj, me pretendimin se eshte superiore.

Postuar nga lule datë 15 Qershor 2011 - 03:28:

M.c Sa vdekje i kam njerezit e indirekt ma shpifin!

Postuar nga AngelDevil datë 15 Qershor 2011 - 15:06:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Njerezit jane vetem nje lloj kafshe ne kete planet.

Dakort por jemi kafsha me perfekte nder llojet e tjera apo jo...kjo na ben superiore. Qeni eshte kafshe por padron eshte njeriu (si kafsha me inteligjente)...e imagjinon dot te kunderten qeni qe nderton projekton shkollohet mjekon shpik viruse bomba nderton anije kozmike perdor teknologjine shkatarron ja kshu ja fute kot

Si dhe UFOt egzistojne ska asnje dyshim sma mbush mendjen njeri qe jemi te vetmit ne univers apo qe universi yne eshte i vetem ne hapesire

Postuar nga dylan datë 15 Qershor 2011 - 16:16:

hahhaha iken

Postuar nga lost_soul datë 15 Qershor 2011 - 20:14:

Po te fillojme krahasimet pa percaktuar metrin, sigurisht s'do biem dakort.

Tani hajde te biem dakort per metrin.

Nqs superioritetin do ta perkufizojme si "notari me i shpejte", delifini eshte kafshe superiore ndaj nesh.
Nqs do te perdorim mbijetesen, mikrobet, algat apo specie te kesaj natyre jane superiore.
Metri qe do te perdorja une eshte, aftesia per te modifikuar natyren dhe aftesia per te vepruar kunder instinkteve.

Postuar nga lorie datë 15 Qershor 2011 - 20:32:

Shume mendime ne koke: i vetmi qe eshte me i rendesishmi tani: Me duhet te iki prej komp. te perqendrohem tamam per leksionet dhe klasen sot mbasdite.

Postuar nga Fajtori datë 15 Qershor 2011 - 22:37:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

Dakort por jemi kafsha me perfekte nder llojet e tjera apo jo...kjo na ben superiore. Qeni eshte kafshe por padron eshte njeriu (si kafsha me inteligjente)...e imagjinon dot te kunderten qeni qe nderton projekton shkollohet mjekon shpik viruse bomba nderton anije kozmike perdor teknologjine shkatarron ja kshu ja fute kot

Si dhe UFOt egzistojne ska asnje dyshim sma mbush mendjen njeri qe jemi te vetmit ne univers apo qe universi yne eshte i vetem ne hapesire

Ke vene re ndonjehere turmat me njerez qe nxjerrin qente? Mua me duket sikur nuk eshte njeriu qe nxjerr qenin, por qeni qe nxjerr njeriun. I shikoj ato fytyra te trishta me qenin lidhur qe ecin nga ti coje qeni dhe qeni perpara i lumtur se ne ate gjysem oresh ai eshte padroni i vertete. Ne trurin e njeriut ai eshte padroni, por ne fakt padroni punon dhe sjell jeten rrotull qenit. Qeni rri kot ne shtepi dhe padroni ben leke qe ti jape ushqim te mire, ta coje te veterineri, etj. Sipas teje kush eshte me i fituar, qeni apo njeriu.

Se dyti, te ishte njeriu kafshe perfekte nuk do kishte nevoje per aspektin psikologjik qe i ofron qeni, sepse shumica i mbajne qente ne shtepi tani per tu ndjere mire psikologjikisht, jo se qeni i mbron shtepine apo i nuhat kerpudhat.

Se fundi, ambjentin e modifikojne dhe milingonat, te cilat meqe ra fjala mbajne 10 here peshen e tyre mbi trup. Po ne modifikojme planetin do thote ndonjeri. E vertete, por kjo nuk tregon domosdoshmerisht inteligjence. Ekziston nje fill i holle mes modifikimit dhe shkaterrimit. Ajo qe per njeriun eshte modifikim per balenen, tigrin dhe elefantin eshte shkaterrim. Kafsha njerezore nuk fiton dot mbi vdekjen, nuk jeton dot pergjithmone, ka nevoje sidoqofte te riprodhohet dhe te vdese, si cdo kafshe tjeter. Eshte eufuroria teknologjike e 100 vjeteve te fundit qe ka bere njerezimin te mos kuptoje limitet e veta. Njeriu ka ne dore tani te shkaterroje gjithe planetin ndoshta, por jo ta krijoje prape. Kjo nuk mund te quhet kafshe superiore, por kafshe budallaqe, e rrezikshme per gjithe te tjerat.

Postuar nga Piktor datë 15 Qershor 2011 - 23:34:

sidoqofte njeriu eshte kafsha me inteligjente, biles me inteligjent se qente e çdo lloj kafshe, kjo sepse njeriu mendon dhe punon, pra ka llogjike arsye dhe jo vetem instikt.

Postuar nga Eria datë 15 Qershor 2011 - 23:39:

MaVa

Postuar nga lost_soul datë 16 Qershor 2011 - 00:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Ke vene re ndonjehere turmat me njerez qe nxjerrin qente? Mua me duket sikur nuk eshte njeriu qe nxjerr qenin, por qeni qe nxjerr njeriun. I shikoj ato fytyra te trishta me qenin lidhur qe ecin nga ti coje qeni dhe qeni perpara i lumtur se ne ate gjysem oresh ai eshte padroni i vertete. Ne trurin e njeriut ai eshte padroni, por ne fakt padroni punon dhe sjell jeten rrotull qenit. Qeni rri kot ne shtepi dhe padroni ben leke qe ti jape ushqim te mire, ta coje te veterineri, etj. Sipas teje kush eshte me i fituar, qeni apo njeriu.

Se dyti, te ishte njeriu kafshe perfekte nuk do kishte nevoje per aspektin psikologjik qe i ofron qeni, sepse shumica i mbajne qente ne shtepi tani per tu ndjere mire psikologjikisht, jo se qeni i mbron shtepine apo i nuhat kerpudhat.

Se fundi, ambjentin e modifikojne dhe milingonat, te cilat meqe ra fjala mbajne 10 here peshen e tyre mbi trup. Po ne modifikojme planetin do thote ndonjeri. E vertete, por kjo nuk tregon domosdoshmerisht inteligjence. Ekziston nje fill i holle mes modifikimit dhe shkaterrimit. Ajo qe per njeriun eshte modifikim per balenen, tigrin dhe elefantin eshte shkaterrim. Kafsha njerezore nuk fiton dot mbi vdekjen, nuk jeton dot pergjithmone, ka nevoje sidoqofte te riprodhohet dhe te vdese, si cdo kafshe tjeter. Eshte eufuroria teknologjike e 100 vjeteve te fundit qe ka bere njerezimin te mos kuptoje limitet e veta. Njeriu ka ne dore tani te shkaterroje gjithe planetin ndoshta, por jo ta krijoje prape. Kjo nuk mund te quhet kafshe superiore, por kafshe budallaqe, e rrezikshme per gjithe te tjerat.

Problemi me kete arsyetim eshte qe te quash modifikimin shkaterrim duhet te vendosesh nje gjykim moral mbi te. Po te fusim moralin ne mes, atehere nuk do te ishim te sigurte nese duhet te quajme mire apo keq, kur hedhim pesticide per te shpetuar grurin nga krimbat. Eshte mire apo keq kur presim peme per te ndertuar shtepi? , apo kur shtrojme rruge? apo etj etj?

Njeriu, ne ndryshim nga speciet e tjera, ka zbuluar sekretin e natyres dhe e modifikon ate me vullnetin e tij, ne interes te tij. Aq superior eshte njeriu, saqe i ka prish balancat biologjike dhe tani i duhet te vendose balanca te reja po me vullnetin e tij. "Perfitues" te ketij vullneti jane edhe qente e shtepise. E vura ne thonjza se qente e shtepise jane te tredhur, zogjte e shtepise jetojne ne kafaze dhe peshqit neper akuariume. Njeriu vendos se kur ata jetojne dhe se kur vdesin.

Postuar nga bruni22 datë 16 Qershor 2011 - 01:16:

vedo che qualcuno qui ha scoperto l'aqua calda

Postuar nga AngelDevil datë 16 Qershor 2011 - 01:21:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Njeriu vendos se kur ata jetojne dhe se kur vdesin.

  Gjithsej 75 faqe: « E parë ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 3727 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.