Forumi Horizont Gjithsej 380 faqe: « E parë ... « 321 322 323 324 325 326 327 328 329 [330] 331 332 333 334 335 336 337 338 339 » ... E fundit »
Trego 380 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Fjalori romantik.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12620)


Postuar nga Pellumb Syku datë 28 Shkurt 2008 - 04:55:

Ne mesnate

Ne mesnate do vij tek ti,
ne mesnate pritme zgjuar,
sa te puth buzen e embel,
sa te puth dy syte e shkruar.

Zog me krahe do te behem
te fluturoj lart, permbi det,
si vegim por, do te kthehem
te shuaj zjarrin qe me djeg.

Ne mesnate do vij tek ti
horizonte duke pershkruar
Nga udhe e larget do arrij
ylli polar do jesh per mua.

Ne mesnate, mesnate e pak
sa te shoh une nene e babe,
sa te çmallem me atdheun plak
pastaj rrufeshem tek ti me ardhe.

Ne dritaren tende do çukas
do rri me ty deri ne agim
duke rilindur ne secilin çast
derisa te zhdukem si vegim.


  Gjithsej 380 faqe: « E parë ... « 321 322 323 324 325 326 327 328 329 [330] 331 332 333 334 335 336 337 338 339 » ... E fundit »
Trego 380 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.