| Forumi Horizont | Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 321 322 323 324 325 326 327 328 329 [330] 331 332 333 334 335 336 337 » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)
po hapja forumin e po shoh qe spo shkru njeri ma, sikur me vertet ka marre fund ky forum, wonder why!!!!!!!!!!!!!!!!!
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Sa mire qe e gjete ti. Ja te shtoj edhe une nje tjeter.
Nuk ka rrathe me cepa dhe nuk ka katrore te rrumbullaket.
Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
po hapja forumin e po shoh qe spo shkru njeri ma, sikur me vertet ka marre fund ky forum, wonder why!!!!!!!!!!!!!!!!!
Mendim casti:
Ku ta gjej NS-6 se me duhet tani...
:p
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Keto quhen paradokse dhe jo te verteta.
Psh nuk ka mumje me syze, mashkull me barre, peshk me penis etj
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Nuk jane paradokse. Jane propozicione te cilat kane vlere vertetesie. Pra mund te themi qe eshte e vertete ose e rreme.
Konkretisht:
Shprehja "rrethi s'ka cepa" eshte plotesisht e vertetueshme matematikisht. Mjafton te them qe "cepi" percaktohet si nje pike ku funksioni derivat nuk eshte i vazhdueshem.
Gjithashtu:
Mumja mund te kete syze, nqs nje studiues mumjesh cmendet per nje moment dhe i vendos syzet e tij nje mumje. Ne ate moment kemi nje mumje me syze.
Delfinet meshkuj kane penis (mund te debatohet ketu nese delfinet, si gjitare qe jane, futen tek peshqit).
Tek kali i detit, meshkujt jane ata qe behen me barre.
Ajo qe dua te them eshte qe per te gjitha frazat qe permende ti dhe une, mund te themi qe eshte e vertete ose e rreme, nuk jane paradokse.
Ndersa une do te thoja qe koncepti paradoks i referohet arsyetimit llogjik te ceshtjes.
Ti e ke perkufizuar paradoksin pak a shume si nje cudi, ose si nje shprehje qe bie ne kundershtim me intuiten. Ka nje fare vertetesie kjo, por nuk mund te jete kaq e gjere.
Per shembull. Ne qofte se ne filozofi hapesira me n dimensione eshte paradoks, atehere i bie qe trecereku i matematikes te jete nje paradoks, dhe per rrjedhim dhe shume teori fizike etj. A eshte paradoks teoria e relativitetit? A eshte paradoks pafundesia? Mua me duket se ky paragraf eshte nje paradoks (sipas perkufizimit tend).
T'i kthehem edhe nje here kalit te detit, thjesht per saktesi se ne fakt eshte jashte thelbit te ceshtjes. Ti thua "nuk ka mashkull me barre". Atehere: Nje mashkull me barre i kalit te detit eshte mashkull i kalit te detit, por kali i detit eshte peshk rrjedhimisht mashkulli i kalit te detit eshte peshk (pse s'qenka peshk?)
Dhe se fundmi. Pse ishte paradoks shprehja "nuk ka rrathe me cepa"? Ku qendron kundershtia me intuiten ketu?
Nje mikeshe gjithmone me ka thene : "E mbaj gjerat me mire ne vetvete, sesa te tregoj"
une e pyeta po pse? ajo pergjigjet: "Ne kete menyre asnje nuk mund te perdori asgje kundrejt meje"
Citim:
Po citoj ato që tha Evisa
Nje mikeshe gjithmone me ka thene : "E mbaj gjerat me mire ne vetvete, sesa te tregoj"
une e pyeta po pse? ajo pergjigjet: "Ne kete menyre asnje nuk mund te perdori asgje kundrejt meje"
Nje ish-i im me thoshte gjithmone "Ty s'te mban gje barku... "
| Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 321 322 323 324 325 326 327 328 329 [330] 331 332 333 334 335 336 337 » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.