Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 322 323 324 325 326 327 328 329 330 [331] 332 333 334 335 336 337 338 339 340 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga Katilesha datë 21 Janar 2009 - 15:55:

Nuk e di nqs kane mbetur ndjenja te mirfillta emocionale tek ne. Jemi kthyer ne qenie te industrializuara dhe vrapojme kudo me celularin, Ipod-in  dhe laptopin pas vetes sikur te ishin mjete "shpetimtare" dhe pa te cilat nuk bejme dot. Dalengadale po futemi ne rrethin e sermadh te se pergjithshmes ku aty sheh vetem njerez qe vrapojne te shyre nga zhavarina mengjesi, sheh njerez tek shkojne ne pune apo ne shkolle me Ipod  ne vesh , sheh njerez qe ne lokal hapin laptopin per te kontrolluar adresat apo per te bere dicka qe e shkeput ate nga relfketimi dhe meditimi per veten dhe mbi veten , dhe qe nuk e lejon te shijoje ate moment qetesie me nje caj perpara ne shoqerine e njerezve qe i do. Jemi larguar nga kenaqesite e verteta ,nga ato qe duhen ruajtur sepse ato jane te vetmet qe do kujtojme kur te plakemi. Kur te plakemi asnje nuk do te  kujtoje se ca ngjyre a ca marke apo sa Gb e kishte Ipod-in, lptp apo celin , por do kujtoje ato momente kthjellimi  dhe qetesie qe i ka kaluar me njerezit e zemres, drekat dhe darkat familjare, ate ndjenje te vecante dhe unike qe te jep shtepia jote.

Pikerisht keto mendime po me vertiteshin dje ne mendje teksa po pija  nje caj me dy miket e mia dhe teksa po mundohesha te gjeja disa momente qetesie shpirterore per te vleresuar me shume gjithcka kam. Por jo gjithnje arrin te marresh ate te cilen mundohesh te kerkosh kur gjysma e njerezve qe jane te pranishem aty jane me laptop perpara  , me ipod apo celular ne vesh.

Pa e kuptuar po futemi ne kete makine grirese (me deshiren tone) dhe po e lejojme ate pak nga pak te na grije kockat dhe shpirtin.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 322 323 324 325 326 327 328 329 330 [331] 332 333 334 335 336 337 338 339 340 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.