Forumi Horizont | Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 323 324 325 326 327 328 329 330 331 [332] 333 334 335 336 337 338 339 340 341 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Shiu sot shoqeron vetmin me valsin e heshtur te pikave qe bien drejt tokes si une drejt puthjes tende .
Fjalet e hidhura te kesaj dite me zgjuan me iden se ti nuk mund te ishe lajtmotivi i dites por lajtmotivi i tyre dike i falur pak embelsi nga kujtimi i puthjes tende.
Mbyll syte dhe degjoj copezat e heshtjes qe bien e thyen dhe zhurma e tyre pret imazhin tend ta vjedhi nga korniza e monotones dhe ti japi jete vargut te nje poezie per veshet e shurdher .
Ajo do te jete zeri qe shpirti ka nevoj te degjoj,te pakten per nje cast te vetem monotonia e te qenit i shurdhet do te thyet nga ajo.
Sa e lumtur do te ishte dita ime sot sikur ti te thyeje idene se nuk mundesh te behesh lajtmotivi i kesaj dite.
Nuk e di cfar po ben tashme...
Ndoshta po vallezon me aromen e lekures tende ,ndoshta edhe ti ashtu si une ke humbur fjalet dhe po i kerkon thelle ne kujtime.
Ndoshta edhe ti ashtu si une qep arsye ne telajon e kesaj pikture ditore per te arritur te jetosh pa qene bashke ,per te genjyer veten se do te ishte e mundur te jetonim pa marre fryme nga njeri-tjetrri.
Ndoshta kjo dite e cila bredh e çale neper trishtim nuk ka force per te na dhene ritmin e duhur ne vetmin e ketij valsi te heshtur.
Ndoshta mungesa jote i jep deshires per ty nje kuptim me shume dhe kjo dite pa ty behet ferri i shpirtit tim qe vetem ti do ta shpetosh nga ai.
Ndoshta duhet akoma te pres qe castet,momentet,sekondat ,oret,ditet te humbin ne deshiren per ty .
Pastaj e di qe ti do te vish dhe me nje puthje,nje buzeqeshje,a thjesht nje xhest do te me falesh parajsen,ashtu si ben gjithmon.
Ashtu si ... gjithmone.
Per ty ... (Adi) Diabolic A'S
Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 323 324 325 326 327 328 329 330 331 [332] 333 334 335 336 337 338 339 340 341 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.