Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 323 324 325 326 327 328 329 330 331 [332] 333 334 335 336 337 338 339 340 341 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ingmetalboy datë 23 Janar 2009 - 12:46:

Ne fillim desha vetem ta perfshija per beli dhe tja merrja frymen me nje te puthur, por ky mendim kaloi vetem tangent ne koken time. Mendimi i dyte qe me beri te heshtja per disa sekonda ( gje qe mua rralle me ndodh ) ishte nje lume fjalesh qe desha te zbrazja nga shpirti per ti treguar se cfare po ndjenja ne ato momente apo per te shperthyer ne pershkrime dritheruese te drites qe fytyra e saj ndriconte brenda meje. Dhe nuk ishin pak. Koka me gumezhinte si hoje bletesh, por nuk guxoja te hapja goje. Ndoshta mbasi asgje nuk me dukej e denje per te thene ne ate moment. Mbas disa sekondash ( apo edhe minutash ) qetesie kuptova qe duhet te beja dicka. Por cfare? Papritur vetja mu duk shume i vogel dhe i padenje. Gjunjet filluan te me dridheshin dhe qafa mu mbush me buleza djerse te ftohte. Cudi. Me dukej sikur duhet te kishte ndodhur nje gabim dhe dikush do te kercente prej ndonje kacubeje dhe te me tregonte qe ishte vetem kamera e fshehte dhe gjithcka ishte vetem nje loje. Gjithcka ishte teper perfekte per te qene e vertete dhe une ... hmm ... le te themi qe une jam komplet e kunderta e perfektes. Por ajo vazhdonte te qendronte atje para meje dhe nuk po ikte dhe as nuk po qeshte. Asnjehere nuk isha ndjere aq afer nje njeriu sa ne ato momente. Valle?! Jo! Budallalliku im nuk njeh te fund. Por duhet te beja dicka, nuk mund te qendroja pa levizur per nje ore te tere megjithese do te desha te mund te humbisja ne ate moment per gjithe pafundesine. Une dhe ajo duke fiksuar pllakat e trotuarit. Shkunda ato mendime dhe u rifokusova ne mendimi qe duhet te thosha dicka ne ato momente. Gjithe jeten time nuk me ka pelqyer te prisja per dicka, ndaj dhe isha shnderruar ne mjeshter i arsyetimeve te kota per te mbushur mendjen te tjereve per te patur ate qe desha sa me shpejt. Por kete rradhe cuditerisht nuk desha te ngutja asgje. "Do te pres" mendova, " Le ta bejme dicka ashtu sic duhet".
Zgjata doren dhe e kapa per dore. I shtrengova doren dhe e pashe ne sy. Syte thane gjithcka dhe u nisa per ne shtepi me zemren me te lehte se kurre dhe mendjen qe po me leshonte xixa si nje cunak qe sapo kishte zbuluar se cfare ishte dashuria.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 323 324 325 326 327 328 329 330 331 [332] 333 334 335 336 337 338 339 340 341 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.