Forumi Horizont Gjithsej 3362 faqe: « E parë ... « 3331 3332 3333 3334 3335 3336 3337 3338 3339 [3340] 3341 3342 3343 3344 3345 3346 3347 3348 3349 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)


Postuar nga shelgu datë 02 Janar 2008 - 18:52:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

E pse qenka barbarizem? Kjo fjale sikur perdoret per te simbolizuar shkaterrim dhe jo kopjim. Sidoqofte e kuptoj se ku don te dalesh, por ajo qe s'kuptoj eshte pse i ve korniza keshtu vetes. Nderkohe qe ne disa mesazhe me pare (mbi)vleresoje mendimin filozofik si jashte kornizave, dhe ti u bere mbartes i saj.

Pse qenka e papranueshme (per ty kuptohet) perdorimi i ndonje shprehje te dikujt (qofte shkencetar apo shites vajguri) qe ne menyre perfekte ka sintetizuar nje mendim apo koncept qe kerkon te shprehesh? Sa nga ato qe thua ti (apo kushdo tjeter xhanem) jane origjinale sipas mendimit tend. Gjasat jane qe te jete zero. Flas per koncepte themelore, jo per fjale dhe fjali qe rastesisht te qellon t'i hedhesh ne nje forum. Nuk e di per ty, por une per vete nuk i atriboj vetes asnje koncept si origjinal, si plotesisht timin. Cdo koncept qe kam ne koke, gjasat jane qe ta kem hasur diku me pare.

... se per pak harrova. Hajde gezuar kujtdo qe e lexon kete .



Fjala, " e azerte", eshte fjale e huaj qe perdoret ne kuptimin e gatshme apo shabllon. Nuk e di eshte turqisht apo greqisht. Mund te jete turqizem"azer xhevap"=pergjigje shpejte. Nuk ka lidhje me shkaterrimin aspak.
Kur une them mos debato me fjale te azerta, dua te them qe me mire eshte te perdoresh arsyetimin e zhdervjellet personal.

Menyra se si grumbullohen dijet, eshte mjaft e komplikuar. Ne marrim njohuri nga bota nepermjet dy sistemeve:
I pari eshte sistemi i shqisave, i cili merr impresione direkte.
I dyti eshte sistemi i analizes, nje forme indirekte per te nzjerre konkluzione, mjaft e komplikuar dhe qe perdor shume sinjale interne dhe eksterne.
Te dyja keto sisteme kombinohen dhe mbasi kalojne neper nje program analizuas shume te fuqishem, i japin rruge mendimit origjinal.
Pra qe te japes nje mendim origjinal, nuk do te thote se ke kopjuar shabllon dicka nga rrethi ku jeton.
Citimet sigurisht qe jane te nevojshme dhe plotesuese. Ato shpesh fuqizojne dhe zbukurojne thelbin e asaj qe duam te themi.

Filozofia, ne pergjithesi te jep dore per te zhvilluar nje mendim te tille. Tekstet e filozofise, jane ato qe kane me pak citate nga cdo tekst,(perjashto tekstet marksiste). Keto tekste e japin literaturen ne fund te shkrimit.

Sidoqofte, une ta thashe ate fjale, sepse menyra si u perdor ajo, ishte pak pajtoshe dhe jo per te te penguar ty qe te perdoresh citime. E c'te drejte kam qe ta bej kete?

Gezuar Vitin e Ri 2008, ti dhe gjithe FH-istat.


  Gjithsej 3362 faqe: « E parë ... « 3331 3332 3333 3334 3335 3336 3337 3338 3339 [3340] 3341 3342 3343 3344 3345 3346 3347 3348 3349 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.