| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 326 327 328 329 330 331 332 333 334 [335] 336 337 338 339 340 341 342 343 344 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Valle te dehesh per te fjetur gjume eshte njesoj si ata qe marrin valium per te vjetur? Me pelqen te mendoj veten si nje person qe nuk beson ne ilacet e te sotmes, por i beson atyre popullore dhe pa piken e dyshimit zbraz kanacet e birres nje nga nje derisa syte te me mbyllen nga gjumi. Por nga ana tjeter ndjehem me patetik se sa shoku im i shtepise dhe vendosmeria e tij per te mos pastruar asgje ne shtepi. Ndoshta. Valle kush di me te vertete arsyet e kesaj bote? Bile me eshte mbushur mendja top qe kush thote qe kjo bote ecen perpara e bazuar ne disa rregulla te caktuar eshte i cmendur. Me cfare alogaritmi matematik, mbrekullie hynore, teorie alieneske apo hipoteze evolucioni mund te zbulohet arsyeja mbrapa pagjumesise sime kete nate? Ku qendron arsyeja e te cares qe kam ne fytyre prej briskut sot ne mengjes, apo te urrejtjes qe shoku im i dhomes ka per rregullsine, apo per krizen ekonomike qe bota ka filluar te zhytet pikerisht tani qe une do te mbaroj shkollen, apo per aksidentin qe ndodhi para disa ditesh dhe i kushtoi mikut tim jeten ???
Dikush me tha nje dite qe dredhija qendron ne te ... Me duket qe e harrova cfare me thane nje dite. Pse valle duhet te perdorim dredhi? Pse nuk ka rruge te drejta ku njerzit mund te shohin shkoqur ate qe kane perpara dhe te mund te ecin pa u rrezuar? Pse nje ecje ne kopesht shnderrohet papritur ne vrapim me pengesa? Pse pyetjet te bejne te ndjehesh me keq?
Te pakten keto budallalleqe me shtrydhen edhe piken e fundit te fuqise dhe gjumi po me rendon qepallat.
Victory!!!
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 326 327 328 329 330 331 332 333 334 [335] 336 337 338 339 340 341 342 343 344 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.