Forumi Horizont | Gjithsej 338 faqe: « E parë ... « 328 329 330 331 332 333 334 335 336 [337] 338 » Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A është Jezusi Zot? Bibla thotë JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)
A eshte Jezusi Zot ? Bibla thote PO!
Edhe pse kemi lexuar ne kete teme shume pasazhe nga Shkrimi i Shenjte, Bibla qe tregon se Krishti eshte Zot, peseri mund te shohim disa prej tyre.
Gjoni1:1 Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.
13:12-14 12 Kështu, mbasi ua lau këmbët, mori përsëri rrobat e tij, zuri vend rishtas në tryezë dhe u tha atyre: "A e kuptoni këtë që ju kam bërë? 13 Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni, sepse jam. 14 Në qoftë se unë, Zoti dhe Mësuesi, ju kam larë këmbët, edhe ju duhet t'i lani këmbët njëri-tjetrit.
20:26-29 26 Dhe tetë ditë më vonë, dishepujt ishin përsëri në shtëpi dhe Thomai ishte me ta. Jezusi erdhi, ndonëse dyert ishin të mby-llura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: "Paqja me ju!". 27 Pastaj i tha Thomait: "Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorën dhe vëre në brinjën time; dhe mos ji mosbesues, por besues!". 28 Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: "Zoti im dhe Perëndia im!". 29 Jezusi i tha: "Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!".
1 Korintasve 1:1-3 1 Corinthians 1:1 Pali, i thirrur apostull i Jezu Krishtit, me anë të vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai Sosten, 2 kishës së Perëndisë që është në Korint, të shenjtëruarve në Krishtin Jezus, të thirrur shenjtorë, bashkë me të gjithë ata që në çdo vend e thërrasin emrin e Jezu Krishtit, Zotit të tyre dhe tonit: 3 hir dhe paqe për ju nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
Keto jane vetem disa nga shume pjeset e Shkrimit te Shenjte qe tregojne se Krishti eshte Zot dhe se si te Krishteret e adhurojne sot keshtu bene edhe ne kohen e tij.
Zoti ju bekofte ndersa lexoni
Bariu
Gjithsej 338 faqe: « E parë ... « 328 329 330 331 332 333 334 335 336 [337] 338 » Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.