| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 328 329 330 331 332 333 334 335 336 [337] 338 339 340 341 342 343 344 345 346 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Cuditerisht kam filluar te behem e ndjeshme ndaj cdo gjeje qe me rrethon. Perlotem menjehere. Me duket sikur shpirti eshte tejet i mbushur dhe po i zihet gryka. Ndjej se dua te shkruaj dicka por nuk mundem te hedh asnje rresht. Nuk arrij te perpunoj , te germezoj ato cfare bluaj brenda kokes time. Ndihem e mundur nga vetja! Ne momentet kur perlotem nga gjera krejt te zakonshme ndjej sikur nje pjese e imja shkeputet iken bashke me lotet.Dite pas dite me pas e ndjej veten me te zhveshur, me te prekshme dhe me te atakueshme nga gjithcka dhe kushdo. Nuk eshte dobesi,eshte thjeshte "mosmbrojtje' e vetedijshme. Eshte nje deshire per ta lene veten te "lire" qofte edhe te "mundet" nga perballjet e castit,ndonjehere edhe rastesore. Eci rrugeve e shkujdesur, perpij ritmet e hapave te kalimtareve,mundohem te kaperdij brenda vetes shabllonet e njerezve qe me vijne permes takimeve "sy me sy", dhe ne rezymene perfundimtare te dites arrij te e njeta pike: Ndjeshmeri e skajshme! Frikesohem me veten. Kjo nuk eshte nje shenje e mire per profesionin tim.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 328 329 330 331 332 333 334 335 336 [337] 338 339 340 341 342 343 344 345 346 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.