Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)
Postuar nga NS-6 datë 06 Janar 2008 - 05:03:
pergjigja e pyetjes 119 : struktura e cAMP
Cod. A06012007
Citim:
Po citoj ato që tha Sundimtari
Pak me teper informacione lidhur me cAMP, si eshte formula dhe dallohet nga AMP. Per cAMP lexova edhe te tema e enzimeve nga NS-6(flm NS-6)
ok,po i pergjigjem ksaj pyetjeje per momentin por duhen pare se cilet pyetje kane marre nje pergjigje dhe cilat akoma jo,ne menyre qe te pakten deri tek pyetja 150 te mos mbeten pyetje pa pergjigje dhe pastaj te mund te ecim me pyetjet e tjera...kshu largojme edhe lemshet ne kete teme 
per sa i perket cAMP vete nga emertimi kemi te bejme me adenozin monofosfat ne formen ciklike (kjo bazuar ne emertimin ne anglisht qe perfaqson edhe shkurtimi qe eshte cyclic adenosine monophosphate) dhe vete nga emertimi mund te themi qe dallohet nga AMP per nga forma qe merr,pra ciklike. ajo prodhohet me ndihmen e nje enzime qe ka emrin adenilato ciklazi qe gjendet ne membranat qelizore (gje qe nuk eshte e rastesishme kur mendojme qe cAMP ka funksione te veta ne afersi te kesaj zone) e cila kthen ATP ne cAMP duke shkeputur grupe fosfat. ne figuren qe kam vendosur me siper mund ta shohesh edhe me mire si strukture dhe menyre perftimi. per sa i perket funksioneve mund te them qe ka rendesi te madhe ne mpiksjen e gjakut,ne rregullimin e presionit te gjakut,ne procesin e infiamacionit etj etj...ne nivelin molekular eshte shume i rendesishem per faktin se luan rolin e lajmetarit te dyte ne disa lloj rrugesh te trasmetimit te sinjalit nga membrana ne citoplazem ose berthame 
besoj se kjo gje eshte e mjaftueshme per pergjigjen e pyetjes tende duke qene se ke pyetur vetem per strukturen e saj...me teper informacione si per strukturen si per funksionet e ndryshme te saj do te kete ne temen "ATP (Adenozine Trifosfat)" e cila ka mbetur pak mbrapa per momentin por qe shume shpejt do rekuperohet!
pergjigjet per pyetjet qe ke bere do te vijne njera pas tjetres,kerkohet vetem pak durim edhe sepse jane edhe temat e tjera qe do ecin perpara pervec ksaj