Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga ingmetalboy datë 08 Gusht 2006 - 12:22:

Dite e shtyre larg.

Dite tjeter shtyhet tej ne vargun e lodhur te mallit
Fytyra njerzish, duar dhe gjethe valviten para meje
Ajo qe kerkoj ku mund te jete fshehur valle??
Nje shikim i vetem mallin ne zemer e mban gjalle.

Dite tjeter shtyj ngadale dhe i qasem rruges se hirte.
Sa dite u bene qe perpiqem te humbas ne kete rruge?
Sa kohe u be qe nuk te kam pare dhe perseri ndjej shprese?
Sa kilometra na ndajne dhe zgjatin tenden mungese?

Nje tjeter dite u dorezua sot dhe une fryme marr serisht.
Ne buze te kesaj mbremjeje te brishte.
qielli dhe rruga shuajne cdo melankoli
per nje vend te ashper qe i perlotur e quaj shtepi.

Hena e plote e pasqyruar ne asfalt
me lejon mua te mbushem me fryme serisht.
Kurre me shume nuk mund te jape kjo zemer
Nje nate me hene, nje shpirt, nje femer.

Ndoshta nje dite do te kthehem.
Do te marr fryme dhe do te ndjehem i gjalle.
Por nje enderr shoqe valle te kete.
Asgje si me pare kurre nuk do te mund te jete.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.