Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Miremengjes dhe Naten e mire! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11993)


Postuar nga Katilesha datë 18 Prill 2008 - 05:04:

Post

Miremengjes dhe Naten e Mire.

Eshte nje moment kur pjesa tjeter e botes ketu tek une eshte duke u "rrekur" nen "dihatjet" e endrrave dhe duke u perleshur trup me trup me ftohtesine e boshllekut ne shtrat. Ndersa une rri e vetmesohem ,vetmelankolizohem,vet-trishezohem me shfletime kujtimesh, lexime pusullash , kenge romantike dhe sonata dashurie ne sfond. Nuk e di nese gjithe ky peshtjellim ndjenjash , kryengritje kujtimesh dhe kryqezim deshirash me vjen nga vetmia e ketyre castve apo nga malli dhe mungesa? Ndihesh magjishem tek ecen ne perin e holle te mengjesit dhe nates,varuar atje tej ne qiellin qe nuk ta shohin as syte, dhe te arrish te mbash ekuiliber mes erresires se nates dhe jetes se dites.....E perseri te besh ecjakje neper dhome derisa dhe vete pikturate varura ne mure  te plandosen ne toke nga marramendjet , te tundohesh nga deshira per te dale nga shtepia dhe per te tretur ne naten e heshtur ,ne naten e askujt , ne naten tende dhe te gjithkujt e te shijosh pike per pike shiun e embel qe po bie perjashta.....

Ah , ky shiu.............


  Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.