Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18440)


Postuar nga Vizioner datë 19 Shtator 2011 - 21:04:

Të akuzuarit e qeverisë Berisha


Ambasada Amerikane thjesht habitej: si ka mundësi që zyrtarë të akuzuar, apo me precendentë të padenjë për të qenë funksionarë të rëdësishëm u ishin besuar detyra të larta.

Dy vite pas tragjedisë së Gërdecit, ambasadori amerikan, Uidhërs, sipas kabllove të “Wikileaks” vërente se ish-ministri nuk ishte përgjigjur para drejtësisë.
Në rastin e ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango shfletohej e shkuara e tij dhe pyetej se si kishte mundësi që ai ishte bërë ministër në qeverinë Berisha, edhe pse kishte patur pikëpyetje mbi integritetin moral dhe profesional.
Një tjetër drejtor vijonte punën në administratë, edhe pse në gjyq, ai akuzohej si urdhërues për tortura dhe zhdukje personash.

Ambasada amerikane ndalej këtu, por jo karriera e emrave të përmendur apo e të tjerëve zyrtarë që patën fate të ngjashme me ta. Dhe asnjëri nuk ishte fatkeq, sepse edhe pse të akuzuar, edhe pse me dosje korruptive në prokurori, edhe pse vizitorë të rregullt të gjyqeve dhe përballjes me akuzuesit, ata u ricikluan në qeveri nga kryeministri Berisha, në mos në ato poste që kishin, në vende më të mira. Ministrat u ribënë ministra, ose drejtorë të lartë dhe drejtorët mbajtën postet e tyre, ose në pozicione më të rëndësishme të qeverisjes.



-vijon-


  Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.