Forumi Horizont | Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)
Të flesh gjumë, besoj se nuk është e vështirë! Por edhe të kesh një të prapme që s'të rri rehat, edhe kjo nuk është e mirë. Ndaj unë e ndava mendjen kësaj radhe që as të mos fle gjum, por as të lëviz përherë të prapmen time, kështu mos të thonë të tjerët se vet e pati fajin që nuk u ndje dhe fjeti gjumë, e as të thonë: hë mo, se ai llapaqen ka qenë gjithë jetën, nuk i rri b... rehat, por gricet kot se nuk ka çfarë të bëjë! Siç e patë para dy-tre ditësh, të gjitha gazetat shkruajtën gjër e gjatë për librin e ri të Ben Blushit. Me këtë autor (duket të talentuar) unë nuk kam gjë, i uroj suksese. Problemin e kam me ata që drejtojnë mediat shqiptare e kryesisht gazetat, të cilët i kanë ndarë autorët dhe krijuesit në të nënës (nja 5-6 kokrra) dhe në të njerkës (nja 500-600 autorë dhe krijues të tjerë). Për ata të nënës përkujdesje e veçantë për çdo javë e çdo muaj nëpër faqet e gazetave, për ata të njerkës as edhe një rresht e fjali, më zi se armiqtë e diktaturës së "proletariatit"! A është kjo demokraci për të gjithë apo vetëm për këta drejtues mediash dhe gazetash?!?
Këta qehajaj ose do e ndryshojnë stilin e tyre otoman të punës, ose ky vend do vazhdojë rrugën e tëposhtës bashk me 'ta! Këta sahanlëpirës ose do dalin nga këllëfi i tyre i censuruesit monist, ose kjo shoqëri do të përpëlitet bashk me 'ta nën ethet e servilizmit dhe të brrylave për një cop vend pune shtetërore! Këta dallkaukë ose do të evolojnë, ose kjo shoqëri do të vazhdojë sëbashku me 'ta të rri në vend numëro!
Zërin tim paqësor ata nuk deshën ta dëgjojnë! Mirsjelljen time e morën për frikë apo për mefshtësi! Llogjikën dhe argumentat e mia ata duket nuk i kuptuan fare, ose s'deshën ti kuptonin! Gjith kjo duket se vjen, ngaqë ata do jenë siguruar nga ana financiare prej njerëzve me pushtet politik dhe ekonomik! E po të kemi parasysh se si funksionon ky pushtet politik dhe ekonomik në Albanistan, -meritë për të cilën kanë edhe këto media dhe njerëzit pas tyre- vetkuptohet se gjithshka tjetër për këto media është në plan të katërmbëdhjetë!
Mirpo në një shoqëri të rregullt e me njerëz të barabartë përpara ligjit, nuk matet gjithshka nga sasia e lekut dhe e pushtetit, por e meritave arsimore, kulturore dhe morale. Ndaj i duhet dhënë fund njëherë e mirë këtij sistemi kastash në arsimim, kulturë, shkencë, sport, e kudo, dhe një rrugë jo e vështirë në këtë drejtim është prezantimi në shtyp i çdo titulli të ri libri, filmi, teatri, koncerti, shfaqje kulturore, ideje dhe hipoteze shkencore, etj.-etj., që ka të bëjë me arsimin, kulturën, shkencën, sportin, etj. veprimtari krijuese dhe fenomene te reja. Kjo nuk kërkon as lek e as euro! Mjafton vetëm çuarja e lajmit tek mediat dhe kjo e ka për detyrë ta informojë publikun për të rejat në arsim, shkencë, kulturë, sport, teknollogji, ekonomi, etj..
Unë nuk do rri gjithë jetën duke ua kujtuar këtë detyrë mediave në përgjithsi dhe gazetave në veçanti, sepse i humbas edhe vlerën kësaj detyre të tyre kaq të thjeshtë e pa kosto, gjithashtu dobiprurse për shoqërinë, ndaj iu drejtova sot (e mart 27 tetor 2015) Avokatit të Popullit dhe ekipit të tij, që këtej e tutje (me shpresë) të merren ata. Dhe nëse edhe ata nuk do bëjnë dot gjë, atëhere le të mendojnë kush të dojë për këtë problem. Unë e bëra detyrën time! Dhe në mënyra dhe forma të tjera do të vazhdoj natyrisht përpjekjet në këtë drejtim, pasi ndarja e krijuesve në ca të nënës e ca të njerkës është antikushtetuese dhe degraduese për shoqërinë.
Sqaroj këdo, se kjo kërkesë barazie nuk ka të bëjë me mua personalisht, por me cilindo krijues tjetër. Sqaroj gjithashtu se kjo kërkesë-përpjekje nuk ka të bëjë me detyrimin e medias për të bërë reklama apo kritika për çdo krijim të ri, por ka të bëjë thjesht me informimin e publikut shkurt mbi krijimin e ri. Kaq dhe asgjë më shumë! Çfar dreqin e pengon gazetarinë dhe median ta bëjnë kaq gjë të thjeshtë!?!
Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.